20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Lela Qejvani

DASHURI E VËRTETË

Rrugët e botës moderne përshkova,
Hapa të rënda mbi asfaltin e mermertë
Këtë botë moderne kurrë s’e pranova
Mendja dhe shpirti tek ty ka mbetë…
Kasollja e vjetër me qerpiç e kashtë
Aty ku ndjeva ngrohtësi dhe dashuri të vërtetë.

Lela Pullumb Qejvani

04.11.2020

Vlorë

“””””””””””””

PEMA MËMË

Kjo pemë e lashtë stuhive i bën ball.

Degët ia prenë dhe e lanë

shëmtuar.

Akoma e cungojnë të mallkuarit

“ustallarë “.

Nuk e lanë rehat të mbyllet plagë

e parë.

Ah ,ajo plagë, plagë e pashëruar,

Në trup i ka hyrë si mola e

mallkuar.

Nuk ndryshokan të poshtërit

gjeneralë.

Vazhdojnë ta brejnë me metodën

e parë .

Ah , pema ime e lashtë, e bukur si

blini.

Aromë gjithë kohërat lëshove,

O pema mëmë,

Gjithë bota anembanë të kish

e të ka zili.

Për ironi të cunguan e të

cungojnë të tutë bij ..

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.