9.5 C
Tiranë
E enjte, 21 Nëntor 2024

Leme Ahmedi

“Muza e vargut “

Nga bardhsia e shpirtit e marrë fjalen,
Që buron nga ndjenja në brendesi.
Në këtë pafundesi yjesh le të ngrihet
Tek një copez qiell le të zërë vend.
Të mos shuhet muza e vargut,
Që del nga shpirti si ujëvarë.
Të mos burgoset ne qelin e shpirtit
Brenda nesh kerkon lirin.
Si pikë loti le të rrjedhë,
Si vesë lulesh në lendina.
Le të çel si zambakë i bardhë
Neper fusha e kodrina ..
Si sythe trendafili te lulëzoje,
Që në pranverë qelë e para..
Si dallendyshet ne shtegtim
Që në pranverë ndertojn foletë.
Si erë e lehtë e flladë pranvere,
Pa trokit le të hy në ç’do stinë
Si bletëza lule më lule
Qe merr nektar dhe e bën mjaltë.

Dt.01.01.2023.

Autore

Leme Gjeta Ahmedi

Maqedonia E Veriut

“”””””””””””””””””””””

“I buzëqeshë jetes!”

Per me i dhanë ngjyra jetes,
E per ti buzëqesh asaj.
Shikoj femite e mi e gëzohem!
Dhe i falenderohem zotit që me ka beku me ta.
Mendoj gjerat e mira që më kanë ndodhë,
Per me ikë dhimbjes dhe lotve ..
Bëhem shpesh motiv per të tjeret
Kur në sytë e mi shohin çiltersin.
Grimca lumturie i mbledh rethë vetes,
Falë dashurisë që më japin femit e mi
Gëzimin më të embel e ndjej në shpirt
Kur të gjithë i kam afer vetes.
E harroj lodhjen dhe ditet e merzitshme,
Kur më marrin në perqafimin e tyre!
Ketu e gjejm lumturin dhe gëzimin e jetes
Në dashurin që kemi per njeri-tjetrin.
Dashuria eshtë thesari ,
Që vlen më shume se gjithcka ne botë.
Kjo na bën bashke në ç’do çast,
Të jemi të bashkuar si familje!

Nga Leme Gjeta Ahmedi

Maqedonia E Veriut

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.