Në muzeun e fotografive !
Fotografi varur ne murin e heshtur,
Që te krijon një imazhë muzeu.
Në trungun familjar te pemes ..
Janë radhitur fotot sipas moshes.
Në rrënjet e saj,eshte pema e jetes,
Të stergjysherve e gjysherve e baballarve.
Sa me mallë flasin fotot në murë
Na mungojn në shpirt ,ato që s’janë më.
Në kujtimet tona mbesin te pavdekshem,
Thellë në shpirt i ruajm fort.
Po keshtu eshte jeta, se ndryshojm dot
Ligjet e natyres bëhen në menyren e vet.
Nje gershetim nga brezi në brezë,
Trazhgim i kultures dhe i respektit
Në murin e heshtur i ruajm me krenari
Pa harruar nga i kemi rrënjet.
Fotot tona udhëtojn me kohën,
Pa e fshirë të kaluaren tonë.
Ndodh kthehemi mbas në kohë,
Shikojm origjinalitetin dhe thjeshtësin.
Bukuria ishte bukuri,
Pa efekte krejt origjinale!
Rinia si rini në ç’do kohë shkelqen
Pranverë e bukur ardhë nga dimri.
Bukuria e shpirtit ketu qendron,
Tek thjeshtësia dhe origjinaliteti
Bukuria jonë ashtu si na e dha zoti
Krejt të natyrshem ishim në ato kohë.
Sot ndryshe dalin e ndryshe duken,
E reja me të vjetren veshtirë te dallohet.
Tani s’merret vesh as mosha as vitet
Krejt artificjale po duken.
Kohet kanë ndryshu në shumë aspekte,
Mirë apo keq ecë ne ritmin e saj.
E djeshmja iku nuk kemi pse e kthejm
Po rrënjet ku i kemi kurrë mos ti harrojm.
Autore
Leme Gjeta Ahmedi
Maqedonia E Veriut