11.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Ligor Shyti

Shoqata e Shkrimtarëve”ABC-POETIKE” nga Shkupi, mori pjesë në Edicionin e shtatë poetik “Ditët e Naimit” në Përmet të Shqipërisë.Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme Morën pjesë shkrimtarë nga mbarë Shqipëria dhe mbarë trojet shqiptare, Kosova, Maqedonia e Veriut , Mali i Zi, Presheva dhe poet me poezitë e tyre nga Evropa dhe SHBA.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Me mirënjohje nderi u dekoruan edhe anëtarët e grupit të abc-poetike, kryetari z. Vullnet Sadiku, profesoresha, mjekja, shkrimtarja, atdhetarja, gruaja e hekurt shqiptare z. Flora Brovina dhe rapsodi i mirënjohur z. Tahir Seferi. Në emër të “ABC-P0ETIKE” nga Shkupi të pranishmit i përshëndeti vlera e muzikës shqiptare nga Maqedonia e Veriut,Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtmeMund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme profesoresha Besiana Mehmedi e cila tërë kohën ishte në qendër të vëmendjes të Edicionit të shtatë poetik në qytetin historik për poetët konkurrentë me vargjet e tyre poetike dhe mysafirët e ftuar në këtë manifestim të madh mbarë shqiptar.

Miq, poetë, shkrimtarë, artistë, dashamirës të artit.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe pishinë

Ju bëj me dije se u mbyll me sukses Konkursi i 7-të Mbarëkombëtar i Poezisë “Në gjurmët Naimjanë”, 25 maj 2022. Pas një maratone të gjatë të pjesëmarrjes së mbi 100 poetë nga trevat shqipfolëse brenda dhe jashtë Shqipërisë; Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Tirana, Fieri, Durrësi, Rrogozhina, Shkodra, Korça, Pogradeci, Përmeti, nga Greqia, Italia, Norvegjia, Zvicera, Suedia, etj, u seleksionuan nga juria e festivalit, kryesuar nga z. Përparim Kabo, dhe anëtarët: Agim Vinca dhe Mimoza Konomi, 25 poezitë më të mira të festivalit për natën finale, ku në fund të konkurrimit, juria dhe Klubi i shkrimtarëve vlerësoi me Çmime Nderi shumë miq dhe organizata që e kanë nderuar Festivalin tonë ndër vite.Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të jashtme Për këtë vit, juria e Festivalit nderoi:

1. Me Çmimin e Karierës, (pas vdekjes) poetin Bardhyl Londo

2. Me Çmimin e Poetëve, u vlerësua poetja Valentina Dafa – Fier

3. Me Çmimin e tretë të Festivalit u vlerësua poeti kosovar me banim në Gjermani, Neki Lulaj.

4. Me Çmimin e dytë të festivalit u vlerësua poetja Edlira Xhani -Kretë-Greqi.

5. Me Çmimin e parë u vlerësua poetja përmetare Anila Mihali.

Festivalin, përveç konkurrentëve pjesëmarrës në konkurrim dhe jurisë së nderuar, e nderoi me pjesëmarrjen e saj Kryetarja e Bashkisë Përmet, znj. Alma Hoxha. Gjithashtu, këtë festival e nderoi me ardhjen e saj, shkrimtarja, humanistja dhe luftëtarja e lirisë së Kosovës, zonja Flora Brovina, solisja përmetare Teuta Pango, solistja dhe pedagogia e Universitetit të Tetovës znj. Besiana Mehmedi, instrumentisti Tahir Seferi nga Shkupi, si dhe një sërë miqsh e të ftuar nga shoqatat simotra në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Për miqtë dhe të ftuarit, në Ditëlindjen e Poetit tonë të Madh Naim Frashërit, foli historiani i njohur Kastriot Bezati. Nën ritmin e këngëve dhe valleve, shoqëruar me tingujt e muzikës përmetare dhe asaj shqiptare, këndoi solisti i njohur Alban Zeqiri, duke mbyllur kështu me sukses Edicionin e 7-të të poezisë mbarëkombëtare “Në gjurmët Naimiane”.Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz të ulur

Faleminderit poetëve, faleminderit Bashkisë së qytetit Përmet, faleminderit miqve dhe të ftuarve që morën pjesë në këtë festë poetike. Faleminderit drejtuesve të këtij koncerti, z. Pandi Duka dhe Pamela Pashollari, si dhe recituesen e Klubit të shkrimtarëve zonjën Kozeta Jashari Thanasi. Respekt për të gjithë ata që mbështetën dhe bënë të mundur këtë Festival, z. Vasil Gjika, presidentin e kompanisë AGNA-grup, z. Vasil Naçi, z. Kosta Popo, z. Pilo dhe Niko Shupli, z. Ramadan Kovaçi, znj. Nexhi Hasani, z. Hysen Berisha, z. Sotiraq Zhaka, znj. Elvana Zaçe, Teuta pango, etj. Faleminderit të gjithëve që dritën e Naimit e shpien përpara të na ndriçojë rrugën tonë ndër breza. Me respekt, Ligor Shyti – Përmet.

Përmet, më 27 maj 2022.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.