23.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Lika PBurgjia

 

KËNGA E MELODIA JONË !!!!!Fotografia e Βάσω Πρίσκα Μπουργκία

Ëmbël dëgjohet nga larg një melodi
Që theu këtë heshtjen e natës sonte
Gjithë qënien t’ime në melankoli
Loti kësaj nate e shoqëronte

U lodha nga jeta nga dashuria
Nisa ca vargje të shkruaj nga vetmia
Në kitare telat nis luaj pak melodi
Filloj të këndoj një këngë për dashuri

Kjo është pra melodia jonë
Ç’do notë me pendagram një përqafim
Në ç’do tingull aty brenda ty të njohë…
Me vargjet të bërë një në shpirtin tim…

Nuk di si tingëllon kjo melodi për ty
Vallë e lumtur apo e mbyllur në monotoni
Dua kjo këngë të këndohet për të dy
Ma kthej të lutem vetminë në dashuri ….

Do t’a luash melodinë do më kujtosh mua…
Jo mos hesht këndo, dhimbja më ka pushtuar
Do të themë sa e bukur sa shumë të dua
Me melodi gëzoj me këngë jam lumturuar

Kjo melodi mos t’më dhembë në zemër
Një notë në pendagram pra ishte puthja e saj
Dashurisë tonë në këtë këngë ti vëmë një emër
Por sonte e vetme unë nën tinguj po qaj….

Nuk do t’a le zemrën të qaj për ty
Vetem pse je larg e më mungon
Sa herë të ndjej mall do jem aty
Sepse zemra ime veç njëher dashuron

Këngën se zgjodhem po e kompozuam sonte
Do t’a nis me ëndrra do e mbyllë me dashuri
Zeri tënde e ndjej me ëmbëlsi këndonte
Melodia e kënga të dëgjoj më falë lumturi

Në zemër sonte po ndihem bosh
Për në kjo melodi mos të jet dhimbje
Ç’do fjalë e kësaj këngë për mua mos të jet lot
Në muzgjet e mbrëmjes që vetem sonte bie

Poezi nga Βάσω Πρίσκα Μπουργκία Lika PBurgjia ….
16.11.2013 -2019. Athinë.Greece.

MOS KËRKO LARTËSINË !!!!Fotografia e Βάσω Πρίσκα Μπουργκία

Ç’më dëgjuan veshët
Veshët ç’më dëgjuan
Fjalët pa kërpeshët
Nga mikja vërshuan!

Vetja si pëlqente
Desh të ish e gjatë
Kurajën ku e gjente
Për këtë fjalë të bajatë!

Sipas saj gjithmonë
Të ishte më e gjatë
Djemtë do i shkojnë
Pas saj ditë e natë.

E unë po i them
Plepi është i gjatë
Lulet bukuroshe
Nuk i ka ngjatë!

Djemtë vrapojnë
Në lëndina me shkuar
Lulen me të bukur
Për me ledhatuar

Me i marë aromë
Pjalmin t’ia shijoj
Asnjë dru plepi
Nga djemt nuk kërkoj!

Ndaj moj trëndelinë
Moj lule e bukur
Mos kërko lartësinë
Se je porsi flutur!

Poezi nga Βάσω Πρίσκα Μπουργκία
Lika PBurgjia
22.03.2020.Athinë. Greece

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.