Mes lotëve po të shkruaj…
Këto dy rreshta poezie…
Të mbushura me fjalë të ëmbla…
Fjalë të bukura fjalë dashurie…
Nuk kam shumë për të dhuruar…
Por kam shpresë jetë për të afruar…
Nuk jam ëngjëll unë në këtë botë…
Por kam ndjenja e dashuri plotë…
Po të shkruaj për ty o shpirti im…
Që ti zemrën ma ke marrë…
Ah kjo zemra ka shumë guxim…
Dhe ma ke bërë ah me sa hallë…
Sa të bukura fjalët që thoje…
Ah sa të ëmbla buzët e tua…
Ja sa e brishtë kjo dashuria…
Sa e hidhur është sot vetmia…
Sa do të doja të më kuptoje…
Rrahjet e zemrës të mi dëgjoje…
Të vije pranë të më gëzoje…
Të dua pa fund të më thoje…
E ke në dorë ti zemrën time…
Dhe me atë bën ç’të duash…
Por të lutem mos ma hidh…
Sepse dhe ti do vuash…
Ti po vonohesh e unë kam frikë…
Ja dhe ëndrra s’më lë të ikë…
S’pate guxim për të më takuar…
Të thosha dhe unë jam i dashuruar…
Lotët nga shpirti po më dalin…
Dhe asgjë s’ma shuan mallin…
Largësia po e vretë dashurinë…
Kjo puthja jote ma heq mërzinë…
Dua të shikoj me sytë e tu…
Dorën t’a heq nga kjo vetmia…
Të kujtoj ç’do herë me mallë…
Do të dua sa të jem gjallë…
Oh zot ç’farë dua çfarë kërkoj…
Jam çmendur thua dhe se kuptoj…
Ti që të dua për ty po mendoj…
Jam e dënuar se shumë të dashuroj…
Poezia nga Βάσω Πρίσκα Μπουργκία
Lika PBurgjia ….
23.06.2012.Athinë.Greece…
[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]