12.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Lika PBurgjia

 

DO TË DOJA KËTË NATË !!!Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz
Këtë mbrëmje e natë doja të ndjeja…
Do të doja të ndjeja aromën e trupit tënde…
Ah sa shumë puthje nga ty doja…
Do të doja të përkëdhelja në çdo vendë….
Këtë natë sa dua të kem pranë të ndjeja…
Të prekja lehtë të ndjeja ty të mendoja….
T’a puthja unë pak buzën e nxehtë….
Ëmbëlsinë e kënaqësinë e tyre t’a shijoja…
Të putha mbrëmë një natë të tërë…
Buzët e tua mishtore në vishnje…
Të putha e s’ngopesha minutave ….
Prita sot me ty diellin buzë më buzë
Përse mos t’i ndezim qirinjtë e kuq sonte…
Përse mos të ndezim dhe shpirtrat flak…
Kjo jetë s’na pret të mendohemi dhe pak…
Sonte eja të përflakemi kemi zemrën çakmak…
Dy buzë të përflaktra nga puthjet ….
Dy buzë mishtore të ngrëna….
Dy hënëza të bukura të prera….
Dy shpirtra të bashkuar nga jeta ….
Do doja të puthja e të vdisja pranë teje…
Do doja natën me ty bashkë të isha…
Do jepja gjithçka nga vetja ta merrje prej meje…
Vetem këtë mall këtë dhimbje mos t’a kisha…
Poezi nga

Lika PBurgjia
Βάσω Πρίσκα Μπουργκία
22.04.2010…Athinë.Greece.
KJO JAM KJO!!!!Imazhi mund të përmbajë: 1 person
Sa herë akoma do kundërshtosh …
Të di se kam dhe shumë halle….
Di që asgjë nuk të hynë në sy….
Mbase je poete e madhe ….
S’di në të vërtetën çfarë po kërkon…
Të të them ty dhe një herë…
Unë s’jam harmarrëse pse shkruaj vargje…
N’daç vjersha dhe n’daç poeme….
Nuk jam poete si janë të tjerë…
Por shkruaj ç’ka shpirti më ndjen…
Nuk dua që të gjithë që t’a pëlqejnë…
Se çfarë kuptimi e arsye do nxjerrë…
Ti ke të drejtë të mos t’pëlqej….
Kurr asgjë nga ato që lexon….
Dhe këtë gjë e bën për kundërshtim…
Ke nxjerrë po dhe diplomë….
As je munduar të më kuptosh…
As di një kuptim të vërtet…
Kështu e ka ç’do njeri si ti….
Që kurr s’është i sinqertë….
Vërtet unë s’di se çfarë shkruaj….
Veç aty shkarkoj shpirtin tim….
Në të pëlqen apo jo unë nuk vuaj…
As kam pas kurr kundërshtim…..
Kritikusi i veprave ti më je….
Të rroftë e ke diplom…
Mund të jesh dhe gjyqtar….
Por jo nuk më bëhet shumë vonë…
Në ardhshë njëher në dorën tënde….
Tashmë mirë ti po e kupton….
Me vdekjen e burgimin të përjetshëm…
Kjo gjë mua as që më intereson…
Unë të respektojë si të gjithë të tjerët…
Se njeri je e më dukesh edhe ti….
Dhe nëse s’kupto të më thërrasësh…
Po në gjykat të të jap sqarim.
Kam hallet e mia në këtë botë….
S’kam kohë më për të humbë…
Me njerëz që kurr nuk duan të kuptojnë….
E t’a sjellin durim që ke deri në fund…
S’më ngelet hatri as kundërshtoj….
Pra ky është mendimi yt….
E di askush s’mund të pëlqej….
Gjithçka ka dhe një mbarim….
Të jesh pra mirë e shkruaj çfarë duash…
Unë prapë do shkruaj ç’ka ndjejë….
E kurr aspak nuk kërkoj hakmarrje…
Kur shkruaj çdo poezi apo poemë…
Poezi nga

Lika PBurgjia
Βάσω Πρίσκα Μπουργκία
12.08.2011.Athinë.Greece.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.