9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Lika Prishka Burgjia

ME DJEG EPSHI PERVELUES
.
Po digjem natës e vetme
Nga zjarri flakë që shpërthen llava
Dehem nga zjarri që përballë flakëron
Klith nga pija e dashurisë
E nga prushi i shpirtit që përcëllon
Flaka e kuqe më djeg nga pak
Gjithçka brenda trupit shkrumbuar
Puthja ndizet gjer në gjak
Turbullon gjaku i përvëluar
Ç’bëhet kështu sot me mua
Tërë epshi qe i imi, jo i huaj
4.05.2016.Athinë.Greece.
“””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person

KJO NDJENJA E DASHURISË !!!!
Kjo ëndërr më rrëmben, sa her e shikoj
Aty, brenda ka një dashuri gjithmon
Hedh sytë ,e aty lumturin vështroj
E brenda asaj ,më del dashuria jonë
Nga ana tjetër me vjet ti ,krahapur me vrap
Drejt meje erdhe me shpejtësi ,me mua takon
Më rrëmben ,më fut, më çon direkt në shtrat
Nis atje fantasia ,dashuria që cdo kush e kërkon
Më merr ,me puthje, më pushton
Trupi më dridhet ,nga eshpa e zjarrtë
Ledhatimin e tua ,krejt më përshkon
Se më pëlqen e dua, këtë dashuri të artë
Ah ti më ç’mend vërtet, kur më puth më flet
Më ç’mend trupi, nis e më dridhet vet
Nga ndjenja e dashurisë, që ai pret
Nga ato puthjet e tua, që më jep ti o jet
Më merr ,më afron ,më pranë vetes ti
Dhe do më tundosh ,të gjithën krejt
Më shprehë ,dashurinë që ke tani
Trupi im nis e dridhet, ti më puth shpejt
Më puth ,në buzë e mos ndalo
Se buza puthjen ,nga ty shumë do
Mos lër ma merr frymën, më pushto
Merrme të gjithën ,mos më lësho
Me fantasi e dashuri ,të dy rrethohemi
Kjo ndjenjë , ky zjarr shumë po na tërbon
Ashtu me eshp, përsëri ne puthemi
Ah të dy ,ky zjarrë ,në bot tjetër na çon
Ç’është kjo flakë, kjo kënaqësi
Oh sa shumë, po na pëlqen shpirti im
Puthjet e tua ,kanë veç ëmbëlsi
Ah sa do të doja, mos të ken mbarim
4 .05.2017.Athine.Greece.
“”””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe ambiente të brendshme

DASHURINË VEÇ TEK TY E GJEJ !!!
Ah sa shumë gjëra kam në mendje
Për ti dhënë jo nuk jam në gjendje…
Jo aspak sjam në gjendje ti shpjegoj
Ja kjo ndjenjë që për ty më pushtoj…
Vjen çdo çastë në mendimet e mia
Ditën ti ma shton ma bënë jet…
Nuk të ndaj dot nga përjetësia
Se ti për mua je parajsa vet…
Ti e di shumë mirë çfarë je për mua
Ta them shpesh ty sa shumë të dua…
Sa të dua e sa thellë brenda zemrës të ndjejë
Sepse dashurinë veç tek ty e gjej…
Vjen çdo natë në ëndrrat e mia
Dhe më prek e më puth ngadalë…
Jo mos ik ti se më pushton vetmia
Se vetëm për ty unë kam mall…
Të dua çdo ditë të kërkoj çdo natë
E di të kam ty dhe ndjehem me fat…
Puthjet e tua të ëmbla tek buzët i dua
Se dashurinë time e kam për ty e ti për mua…
Poezi nga Lika Prishka Burgjia
12.05.2015. Athinë.Greece.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.