“””””””””””””””””””””””
SONTE NË ËNDRRËN TËNDE !!!
Do të vij sonte në ëndrrën tënde më prit..
Do futem në dhomë pa trokitur nuk të zgjoj
O zemër mos u tremb po fli mos ndiz dritë .
Do vij të të puth lehtë e ëmbël e do të shkoj
Sonte vetem ti jo nuk do të jesh
Me paje të gishtave do të vij drejt teje
Dhe mua pranë vetes ti do më kesh
Do të vij në shtrat të futem të them ku je…
Në ëndrrën tonë do jemi bashkë të dy
Ah ëmbël të puth e fort të perqafoj
Se vetëm aty gjendem e ndjehem me ty
Buzët ti thith e më afër të afroj të ledhatoj…
Ah buzën time puthe tani lehtë
Merrma trupin tim puthe ngadalë
Afrohu të shijoj puthjet e tua si sherbet
Jo tani nuk dua të më thuash asnjë fjalë
Më pushto të gjithën të ndjej kënaqësi
Të digjemi nga flaka e zjarrt tani
Të dy me eshp tonë të ndjejmë dashuri
Ashtu dua ta kem deri në fund këtë lumturi
Dua të ndjej shijen e buzëve të tua .
Të përkëdhel trupin mes kraharor të shtrëngoj
Lehtë të flas e të them sa shumë të dua
Në vesh të flas e të them të dashuroj .
Poezi nga Lika Prishka Burgjia
26.05.2008.Athine.Greece.