DASHURINË VEÇ TEK TY E GJEJ !!!

Ah sa shumë gjëra kam në mendje
Për ti dhënë jo nuk jam në gjendje…
Jo aspak sjam në gjendje ti shpjegoj
Ja kjo ndjenjë që për ty më pushtoj…
Vjen çdo çastë në mendimet e mia
Ditën ti ma shton ma bënë jet…
Nuk të ndaj dot nga përjetësia
Se ti për mua je parajsa vet…
Ti e di shumë mirë çfarë je për mua
Ta them shpesh ty sa shumë të dua…
Sa të dua e sa thellë brenda zemrës të ndjejë
Sepse dashurinë veç tek ty e gjej…
Vjen çdo natë në ëndrrat e mia
Dhe më prek e më puth ngadalë…
Jo mos ik ti se më pushton vetmia
Se vetëm për ty unë kam mall…
Të dua çdo ditë të kërkoj çdo natë
E di të kam ty dhe ndjehem me fat…
Puthjet e tua të ëmbla tek buzët i dua
Se dashurinë time e kam për ty e ti për mua…
Poezi nga Lika Prishka Burgjia
12.05.2015. Athinë.Greece.
Βάσω Πρίσκα Μπουργκία
“”””””””””””””””””””””

ME DJEG EPSHI PERVELUES
.
Po digjem natës e vetme
Nga zjarri flakë që shpërthen llava
Dehem nga zjarri që përballë flakëron
Klith nga pija e dashurisë
E nga prushi i shpirtit që përcëllon
Flaka e kuqe më djeg nga pak
Gjithçka brenda trupit shkrumbuar
Puthja ndizet gjer në gjak
Turbullon gjaku i përvëluar
Ç’bëhet kështu sot me mua
Tërë epshi qe i imi, jo i huaj
Poezi Nga
Lika Prishka Burgjia