18.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Lika Prishka Burgjia

  • DORËZOHEM NË DASHURIN TËNDE !!!
Me një fjalë më ngre në qiell
Më përplas prapë me një tjetër
Herë ma ngroh zemrën si diell
E herë më djeg porsi një letër ….
Dua të dorëzohem në dashuri
Të fshihem në skutat e zemrës
Me puthje të mbuloj përsëri
Çdo pjesë të qënies tënde ….
Shpirti im me ty merr jetë
Kur errësira gjithçka mbulon
Ndaj dhe shpesh të quaj Mbret
Që zemrën t’ime mbretëron ….
Të bëhem buzëqeshja në shpirt
Dielli i fort që largon retë
E vetmja dritë që të fal ty
Në sytë e t’u ngrohtësi të jetë …..
Dashuri përtej shikimit
Që pa prekur djeg si zjarr
Dhe pse plagë më je në zemër
Prapa do të dua si e marrë …..
Mendja ime tek sytë e t’u ndaloj
Zemra fort rrahjet fort i shpejtoj
Në atë magji që trupin mbuloj
Në çdo qelizë gjakun pushtoj ….
Të kërkoj nuk dua të përgjërohem
Me heshtjen tënde zemra merr plagë
Me të tjera vështrime nuk dua të ngrohem
Tek sytë e t’u të mbytem përsëri pa fjalë …..
Janë rrahjet e zemrës shumë fort po flasin
Në trup shpërthejnë vullkane që godasin
Mbylli sytë lëri mendimet të arratisen
Se aty gjendet dashuria mos të humbasin …..
Mbrëmjeve në mes të natës vjen në ëndrra
Me krah hapur fluturon drejt tek zemra
Ti shpejtoj llavës me puthje të nxehta
Eja sepse kështu e vetme pa ty u treta
Më thuaj një fjalë të vetme që dua
Shpejt se ëndrra ka shumë mall
Mëngjezi erdhi orët minutat do t’i marr hua
Puthjet e tua i dua t’ë mi japësh vallë …..

Poemë nga Βάσω Πρίσκα Μπουργκία

“””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person

MALL DASHURIE
Malli më mbush shpirtin
E shpirti im rënkon
Dhimbja më mbush syrin
E syri veç loton
Rënkon dhe kjo zemra
Që kurrë s’të ka harruar
Vetëm nëpër ëndrra…..
Jo Jo atje s’më ke munguar
Për mua nuk ka lot
Se unë me këngën vajtoj
Se do këndoj sot
Në ç’do muzik e fjalë mendoj…..
Dashurin zemra ime kërkoj
Me muzik e fjalë mallin e harroj
Sado tekste të shkruaj
Gjithmonë do jesh kënga ritmi
Por në zemër atje të ruaj
Që kurr nuk përfundova….
Ky malli i kësaj dashurisë
Shpirtin po ma përvëlon
Të jem pranë lumturisë
Dhe kjo kënga nuk më qetëson

Poezi e lirë Nga Lika Prishka Burgjia

13. 07.2016.Athinë.Greece

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.