E dija, dhurata vijnë gjithandej
Kur të pëlqejnë të bëjnë të lumtur
Por nga qielli dhurata bjenë
S’ka ku të shkoj më bukur!
Besoj kuptohet për çfarë flas
Nuk e kam fjalët për sende me vlerë
Por për dhuratën zemrës di t’flas
Miqësia është dhurata më e ndjerë!
E ç’rëndësi ka nga erdhi, ku shkonë
Miqësia është e paçmuar
Lum si ai që kët ndjenë, provon
Jam e sigurt ndjehet i gëzuar!
Dhe ti mikja ime
je më e mira dhurate
Me këmish paskam lindur, qenkam me fat
Që mikesha u bënë ne te dyja
Miqësija jonë qoftë jetë gjat’
15.11.2015.Athinë .Greece
“”””””””””””””””””””””
Nga erdhe ti o ëngjëll
Nga erdhe që s’të pash
Sytë e mi po bëjnë
Në dashuri mos gjë rash
As vet se di këtë ndodhi
Nga çplanet erdhe ti
Nuk e kuptoj nuk di
Nga Më erdhi Kjo lumturi
Në zemrën time
Mu shfaqën emocione
Kur ty pranë meje Të pash
Të pashë se si ndriçoje
Kam një zjarrë në zemër
Askush s’mund ta shuaj
Kam frikë se digjem
Se brenda të ruaj
Më erdhe ti Nga mbrapa
Më erdhe ashtu në befasi
Të desha të kem pranë
Ta ndjej këtë lumturi
Ty të kërkova dhe pas shumë vitesh
Por askënd nuk munda të gjej
Tani e di kë të mallkoj
Kë duhet tani të urrej
Zëri tëndë të ëmbël e mendoj
Po s’mund të them se s’të dëgjoj
E pashë se ishte vetëm një çastë
Që ty të ëndërron çdo natë…
15.11.2015…. Athinë .Greece
“””””””””””””””””””””””””””””””
Nëse më ke në zemër
Nëse tek ti rrënjë kam lëshuar
Nëse mungesën ma ndjenë
Nëse të merr malli për mua
Nëse më do vërtet sa të dua
Nëse me mua ëndron të jesh
Nëse të bëj të lumturuar
Nëse je e bindur se s’do më zhgënjesh
Atëherë pse rri larg?!!!
Bëju hënë e diell
Bëju zog a erë
Eja të ngremë folen
Të renë jetë të nisim
Të lemë të shkuarën
Drejt parajsës të ngjitemi!
15.11.2015.Athinë . Greece