8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Liliana Leka Merxhani

Moj e bukura zane.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe syze dielli

“”””””””””””””””””””””””””””””””

Po, po, sa me qenke rritur,

Ika e te lashe te mitur

Kisha vite pa te pare,

Me je bere porsi lastar.

Sumbull o moj sumbull
Moj vajza e bukur
Ti o mes keputur,
Pse s’me ishe dukur?
Ku me ishe fshehur
O moj floke dredhur
Diten qe te pashe,
Mendjen sec e lashe.
Fustani me vija,
Mori mente e mia
Bie qe te fle,
E gjumi s’me ze.
Dil pak ne dritare
Moj delia manare
Ti, pse s’ma ze fillin?
Se shikon bandillin.
Mos me ri e fshehte,
Moj hena tek rete
Poshte presin djemte
Ti zgjidh ke do vete.
Do mar me te mirin
Ate xhevairin
Do mar ke te dua,
C’jane ato qe thua?
Une nuke dua tjeter
Dua ty moj zemer
Te dua per fare,
O moj namuzqare.
Djale pizmatari
Si ylli si ari
Kur te pashe nje cike,
Sec me bere drite.

Dil moj hene e bukur,

Dhe tek ylli duku

Te ndritem dunjane

Moj e bukura zane.

“””””””””””””””””””””””‘”

Liliana Leka Merxhani

Corfus me 03-10-2021.

“”””””””””””””””””””””””””

Qe te dya i do zemera.
“””””””””””””””””””””””””””
Shen Meri o yll o drite,
Ti je mema per te gjithe
Vijme e te proshqinisim,
Dhe ikonen te qendisim.
Tija te kam me te tjere
Dhe timen e kam me vlere
Jam e pasur me di nena
Qe te dia i do zemra.
Bie, i kerkoj te dia,
Meme flas, oh, Panaja
Te dia i kam me vlere
Nje ne qiell nje ne dere.
Njeres do ti ndes qiri,
Tjeteren te futur ne gji
Ne cdo hall e sekelldi,
Te dia i kam ati.
Njera me dha dite e vjet,
Tjetera, eshte ne shpirt per jete
Te di te shtrenjtat e mia
Bie e fle me te dia.
Dhe kur sho ender te keqe,
Te dia u kam me vete
Ndonje here ne u kam merzitur,
Te me falni, se s’kam ditur.
Kerkoj ndjese tek te dia,
Se s’me lane hallet e mia
Ju kini zemren e madhe
Me doni edhe me halle.
O zonja shene Meri,
Neme force edhe fuqi
Nga ti meme dashuri,
Sic te dua edhe une ti.

Sa te embla qe te dia,

Nje emer kane, Maria

Ne gezime, hidherime,

U kam tok zemera ime.

“”””””””””””””””””#”””””””””””””””””

Liliana Leka Merxhani

Corfus me 03-10-2021

“””””””””””””””””””””””””

E perse nuke levis hic.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””
Me e bukura ne Ballkan
Kishe burra me taban
E cu bene, e ku jane?
Mburreshim me burrat tane
Qene te pushkes e te penes
Karakterit e te beses
Te tille, linden shume here
Po tani, dualle te tjere.
Dualle ca me koke bosh
E hodhne shqipen perposh
Do mbetet si nje germadhe,
Me kurder, e me avgane.
Po ku jane bijte tane?
As nuke qeshin, as nuke qajne
Ikne e muarne dunjane
Kthehi, tek te paret tane.
Duke ikur nuke shpeton
Se vete Shqipia rrenkon
Kush asaj ti mare haken?
Pervec djalit, qe i di plagen.
Sado mire te kalosh,
Kur e shikon Shqipen bosh,
Nuke do gjesh kurre rehat
S’te ze gjumi ne krevat.
Sepse atje kemi lere
Atje kemi shume vlere
Njeriu ron per nje nder
Jo, pa vlere ne te tjere.

Kush te pejese per ate meme?

Qe e ka zenur gjeme

E perse nuke levis hic?

S’je i huaj, s’je dobic.

“””””””””””””””#””””””””””””””””

Liliana Leka Merxhani

Corfus me 04-10-2021.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.