13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Liliana Leka Merxhani

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Kujtimet e asaj kohe.

**********************

O ci kujtoj ato kohe,

Binte shi, e binte llohe

Neper shi mbelidhnim prodhimin,

Njera tjetren te arinim.

Te gjitha grate neveska
Neper ara e neper vreshta
Kur binte shiu me fore,
Na me shpejt, qe te mbarojme.
Me nje tabaro ne koke
Mbelidheshim te gjitha tok
Atje njera ndeste zjarrin,
Rinim, e rrobat i thanim.
Sa lezet kish ne konak,
Zjarri kuqelonte flake
Rinim benim histori
Me korshe e me qindi.
Te gjitha cupat me radhe,
Uleshim shtronim mesalle
Uleshim dreken te hanim,
Me njera tjetren e ndanim.
Sa lezet kishne shakate
Vajzat, plakat edhe grate
Pa kur vin barba Manoli
Te gjitha suza qendronim.
Ai na vin rende rende
Here me metro here me bellence
Bobo, kur se benim mire,
Na hiq diten pa meshire.
Duhej te punohej thelle
Per vete kishte umbrelle
Urdherin ashtu e kish
E kish mare seriozisht.
Si Manoli dhe te tjeret
Ishin gjithe brigadjeret
I shkuam te gjithe me radhe
Lum ne, per kohen e pare.
Puna jone qe e rende,
Me shate, lopate e parmende
Punonim dimer e vere
Jo per vete, per te tjere.

Plot ullij e portokalle

Ajo fusha jone me halle

Punuan kaqe breza

Tani shkretuar e zeza.

***********************

Liliana Leka Merxhani

Corfus me 26-10-2021.

“”””””””””””””””””””””””””

Ti je meraku i vjeter.
*********************
Te desha mike te desha,
Te desha dhe pse s’te kesha
Kur shkoje koken s’ma ktheje
Mua me ridh vrer ne deje.
Pse s’me deshe o moj bije
A keshe punen ne vije?
Une dalej e vershelleje,
Me vrap hidheshe perteje.
Pse moj vajze e pse moj nure,
E pse ne merak me vure
Une te thoshej mire mengjes,
Ti ikje serbes serbes.
Ai trupi yt si ngjale
Me ka trete o renje dale
S’te erdhi keq per te zine?
Pse ma prishe djalerine.
Shume vite kane shkuar,
Zemren ma ke perveluar
Desha tij, e s’desha tjeter
Ti je meraku i vjeter.
Dhe pse vajta me te tjera,
Ne zemer kam tij perhera
Ah merak merak i shkrete
Me marazose per jete.
Mbas ca vjet te pashe o drite,
Per dore keshe femijte
Mua me verbove syte
Ne zemer mu fut nje thike.
S’jeshe djale si me pare
Nje bure i mesem i vrare
Kur me rrotullove syne,
Me grise brinje me brinje.
Te thashe pse je ne zi
Me the me ka lene ai
Femije ke per te rrite,
Ece me mua ty o drite.
Une do te mba si korone
Do te te kem si nje zonje
Eja zbute zemren time
Qe vite u be therrime.

Do vij se me pruri halli

Mbase atij i kerej mallin

Ti je persheshi i dyte

S’te genjej per te dy syte.

*************************

Liliana Leka Merxhani

Corfus me 24-10-2021.

“”””””””””””””””””””””””””

O vajze e bukur si lule dele
***************************Mund të jetë një imazh i 1 person, trëndafil dhe teksti
Na ish nje here sec na ish,
Nje vajze e dashuruar cmendurisht
E bukur, e fresket, ne brigje vraponte
Ere trendafili ajo kundermonte.
Kjo vajze e bukur e e stolisur,
Ku shkon cdo dite e kapardisur?
As nje s’pranoi dashurine e saj
Te gjithe e pergojonin, e benin me faj.
E vajza vazhdonte, e vazhdonte cdo dite,
Te dashurit e saj i bente prite
Kur te dy ata perqafuar qendronin,
Dhe yjet ne qiell xhelozonin.
O vajze e bukur si lule dele,
Dhe bleta qendronte, mir mjaltin prej teje
E embel, e embel, si mjalti i majit,
Kjo vajze e dashuruar ja falte djalit.
Dhe rrugen kjo vajze e bente te bukur
Shpejtesia e saj, kur shkonte si flutur
Dhe guret e donin, i thoshnin mos nxito
Beje me ngadale, ne vend numuro.
Ajo s’degjonte as guret as eren
E dashuruar, ne zemer kish pranveren
Dhe era faqet e saj i freskonte,
E bente me te bukur, e ledhatonte.
Sa me pelqen ta sho dhe nje here,
Vajzen e dashuruar porsi atehere
Dhe te flisnin bota, te flisnin dynjaja,
Ajo vajze e dashuruar, ne boten e saja.
Por vitet kaluan, vajza s’u duk me
Deshmitare ngelen guret, e flasin per te
E moren vitet vajzen, e e Shnderuan
Por dashuria ngeli e pa haruar.

Dhe prape e rritur, ne rudhat e saj,

La shenjat dashuria, shkelqente si vaj

Ah, na ishte nje here, sec na ishte,

Nje vajze e dashuruar si ajo nuke kishte.

***********************************

Liliana Leka Merxhani

Corfus me 23-10-2021.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.