Qe kur me kane ike bijte.
Corfus me 31-01-2022.
“””””””””””””””””””
Vitet e vegjelise.
******************
A e mbani mend o shoke
Kur te gjithe ishim tok
Te vegjel mbeledhur ne shkolle
Si pellumbat ne obor.
Kur shkonim per eskursion,
Shen Thanas, a Oroto
Skalome, a Lalemadh,
Per ne ish gezim I madh.
Cunat luanin futboll
Ne vajzat thurnim kurore
Te gjitha vajzat si drita,
Po dhe mesuesat artista.
Kenge valle edhe lodra,
Ne Vila edhe ne Kodra
Po kur vinim ne Kopal?
Uje i ftohte margaritar.
Ah kur vinim ne Panorme,
Rruge e gjate, ma plot arome
Ec e ece dhe me teje,
Ne Palermo, ne ate perle.
Brenda ne kala qendruam
Historine na treguan
Ate historine e pare,
Qe kishne shkuare llahtare.
Por ne si femije te etur,
I pyesnim buzeqeshur
Kur ktheheshim te gjithe ne radhe,
Shihnim detin vale vale.
Ne Hunde te madhe qendronim
Bukurite tona shikonim
Djemte hidheshin me koke
Ne te gjitha mbledhur tok.
Pra mesuesat me kujdes,
Na vinin te gjithe ne rresht
Te gjithe te bere me djerse
Faqet e kuqe si shege.
Ne Lemenjera kur vinim,
Atje, behej numurimi
Kush e kish shtepine prane,
Ikte nga shoket menjane.
Te fushes ishin larguar,
Na perpjete te meruar
Por dhe shume te gezuar
Gjithe rruges, duke kenduar.
Vinim ne Shesheze te tere,
Freskonim duar e llere
Dhe njeri tjeterin e lagnim,
Pandallonat, e fustanin.
Dhe kur arinim ne shkolle
Inventari holle holle
Mesuesat i pershendesnim,
Largoheshim, e buzeqeshnim.
Do me thoni ju o shoke,
Po kjo c’pati ne kete moshe?
Eshte plake e s’di se c’thote
Jo mor jo, eshte jeta jone.
Te gjithe hengrem nga nje furre,
Te gjithe pime te njejtin uje
Bashke i bem ato udhe,
Bashke lodra, edhe remuje.
*******************************
Liliana Leka (Merxhani)
Corfus me 30-01-2022.