Te rrapi do ri te pres
“”‘””””””””””””””””””””””””””””””
Qeparo o zog ne ere,
Nuke ke shoke te tjere
Je si trendafil me ere,
Me i miri ne Rivjere.
Je, apo me duket mua
Se je ti, qe rrite mua
Te brodha ne cdo pellembe
Per mua ti je argjend.
Te punova, te shijova,
Tridhjete vjet me tija shkova
Tani sho vlerat e tua
Qe jam larg, e e merguar.
Kur vij edhe rri di dite,
Mbushet zemera, ngopen syte
Atje vij e ngopem fryme,
Qeparoi im i mire.
Po kur vij te sho te lodhur
Te vetmuar te plagosur.
Ju, me mungoni te gjithe
Mi kini verbuar syte.
S’jam ai fshati me nur
I gezuar si dikur
Se me mungojne femija
Me ka ngrene psheretima.
Pa une do tu le urate
Dhe te vuaj dite e nate
Dhe pse e ndjej veten plak,
S’keshte faj, qe ikte larg.
Ne daci te vini prape
Ketu pret i shkreti plak
Do vishem e do stolisem,
E me ju do te glendisem.
Do ti ndez dritat te tera,
Ashtu sic ma kerkon zemra
Do tu bej te madhe feste,
Te rrapi do rri te pres.
“””””””””””””””””#”””””””””””””””
Liliana Leka Merxhani
Corfus me 12-09-2021.