Nga malli me ze llahtara.
“””””””””””””””””””””””””‘”
Atje ku e piva gjine
Atje ku me bene krushqine
Atje ku drodha shamine
Ku kendon nje gjeraqine.
Kendon qyqia dhe bilbili,
Ku cel gonxhe trendafili
Ku ne reza shkon thelleza,
Fusha e mbushur me meza.
Atje ku kam derdhur lot,
Ku shkova mundimin kot
Ku i prita e me prine
Atje qe bera shtepine.
Atje ku ne hidhnim valle
Gaz e kenge nene portokalle
Ku vinim poshte e perpjete,
Atje ku punonin qete.
Ku qendronim neper rruge
Shije plakat me shtellunge
Ku ecje dhe pak me poshte
Ca te tjera ne nje kofshte.
Kur shihje atje kundruall,
Ne mulli, vijne per te bluar
Pa te qendroje nje cike,
Per gjah vijne ne Police.
Oh sa shume qe kam mall,
Per bucjelat ne Kopal
Te gjitha venur ne radhe,
Me lezet e nostimadhe.
O sa mire kur vin e diela
Ne kishe vinim perhera
Sa te degjonim kambane,
Me vrap te ndeznim lambadhe.
Kur me vrap neper sokak
Gjunjet sec i benim gjak
Me vrap tek barba Mihali
Edhe cupa, edhe djali.
Na mjekonte, na qortonte,
Ne koke na ledhatonte
E c’te kujtoj me perpara,
Nga malli, me ze llahtara.
“”””””””“””””””””””
Liliana Leka Merchant
Corfus me 18-09-2021.
“””””””””””””””””””””””
Nuke eshte viti 30.
“”””””””””””””””
Me frikeson zhurma
Por me shume qetesia
Njerezit e pergjumur,
Ku shkoi zgjuarsia?
Te gjithe te tulatur
Pa asnje orientim
Te gjithe te sperkatur,
Plot helm, pa veshtrim.
E rudhat shtohen
Shtohet deshperimi,
Nuke numurohen,
E keqia e trishtimi.
Ne rruget e botes
Nje cante ne krahe
Me nje karta vize
Ne rruge te medha.
Inxhinjere e doctore
Filosofe, profesore,
Te gjithe studjuan,
E nuke dine ku shkojne.
Sa me deshperon
Kjo gjendje e tmeruar,
Jo, nuke eshte vone
Per ta riparuar.
O shqipetar i dashur,
S’eshte viti tridhjete
Kaluan njeqind,
E e njejta bisede.
Perse neper bote
Ti je me vlera
E ne vendin tend
Te trajtojne si plera?
Ngrie koken I dashur,
E lidhu me vellain
Ai ta di dhimbjen,
Ai dhe marazin.
Ta dish o shqiptar
Bashkimi ben fuqine
Ta zhdukesh perhere,
Mizerjen skllaverine
Ta duam vendin
Ta duam Shqiperine
Ta duam si veten
Si perendine.
“””””””””””””””””””””
Liliana Leka Merxhani
Corfus me 17-09-2021.
“”””””””””””””””””””””””””
Nate.
“””””””””
Nate, sa pe nate?
Sa fshehe nate?
Sa zhduke nate?
Sa shijove nate?
Sa deshirove nate?
Sa premtove nate?
Sa kerkove nate?
Sa dhe o nate?
Nate o nate,
E shkurter dhe e gjate
Tek ti, gjejme rehat
Me ty dhe debat.
O nate e bukur
O nate e eret,
Nate bujare,
Nate ziliqare.
Te gjitha i ke
Te gjitha mi dhe
Me dhe eresire,
Me dhe embelsire.
Me dhurove yjet
Me dhurove henen
Me more ne krahe,
Me ngrohe zemeren.
Ti me qetesove
Ti, prape me zgjove
Nate lozonjare
Shume genjeshtare.
Ti luan me mua
Pse c’te kam hua?
Nderon fytyre
Here e keqe, here e mire.
“”””””””””””””
Liliana Leka Merxhani
Corfus me 16-09-2021.