23.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Liliana Mertzani

Une dhe jeta.
“”””””””””””””””””””””
Pse e ke zene me vrap,
Ri dhe ca, e ece me cap
Ti me pe, e une s’te pashe
Ri dhe ca, te jemi bashke.
Dhe me dhe, edhe te dhashe
Dhe me the, edhe te thashe
Si binjake ne kaluam,
Njera tjetren se kuptuam.
Ti moj moter misterioze,
Mi fsheh, e me ben kurioze
Bej ato qe ti me thua,
I dua, apo nuke i dua.
Do ti duash o moj vajze
Une tek ti do bej kumande
Sepse une i kam ujdisur,
Do shkosh ato qe kam nisur.
Mi ke prere me gershere
Mi ke qepe me gjelpere
Kostumet qe ti me veshe,
Me ke ngope me peshqeshe.
Po pse je keshtu moj jete?
Nuke je moter e vertete
Ti me je shume lajkatare
Nje te mire, e shume zarare.
Me gjithe ate, une te dua
Po as ti s’ben dot pa mua
Me je ngjitur si nje rodhe,
Shume te mira, pse mi vodhe?
A do mi japesh me vone?
Atehere qe s’do kem fore
Kur te plakemi te dia,
Te me cosh te perendia.
*************#***********
Liliana Leka Merxhani
Corfus me 14-10-2021.
“”””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe teksti

R A K I A.
**********
Erdhi koha e kazanit,
Erdhi koha e llullanit
Moj raki moj bukuroshe,
C’na dergon qoshe me qoshe.
Moj raki moj e uruar,
Qe zoti te ka bekuar
Je futur dere me dere,
Neper klube e taverne.
Ta dish, qe ben dhe zarar
Se s’te pine me karar
Moj raki moj magjistare,
Po u ngjite, s’iken fare.
Pret burrin gruaja e shkrete
Ti me ri, e ben davete
Mos u fut si lozonjare
Tu prrishec shtepine fare.
Pse s’te vjen keq per femije?
Presen baben qe te vije
Ti s’e le te vije vete
Po riji, e flini gjetke.
E ke zene e ke pushtuar,
Ja ke lidhe kembe e duar
Ai me shume kerkon tij
Se sa gruan me femije.
O rraki o moj rraki,
Nuke do te fut ne shtepi
Nga nje pike me te ralle,
S’do te fut me tamuzhane.
U do te mar me tollone
Kur kam dasme e kur kam ksodhe
Jo cdo dite ne dollape
Se na ben gojen corrape.
************#************
Liliana Leka Merxhani
Corfus me 15-10-2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.