Liliana Mertzani nji poete qe sa vjen dhe afirmon vetveten,nji krijuese qe edhe pse large vendelindjes ne mergim atje ne Greqi,mendjen dhe zemren e ka tek atdheu,po atje teke vendlindja,tek Qeparo i ndertuar mbi at koder ku nga poshte i kundermon flladi i valeve te detit.Liliana keto dit nxorri nga botimi librin e pare me poezi.”BIJET E BREGDETIT”

Nji liber qe ja vlen lezuesit dhe adhuruesit e poezis, ta blejne, sepse do te mbeten te kenaqur nga krijimtari e poetes ne fjale.Ne dite ne vazhdim do ju flasim me gjersishte rrethe ketij liberi te sapo dalur nga shpia botuese.Lilijanes i uroje vazhdimesi te mbare ne rrugtimin e bukur te krijimtaris poetike. Gjin Musa,gazetar dhe botues.
Atehere…
“”“””””””””””””
Atehere kur mbelidheshim tek oxhaku,
Atehere kur nena pregatit trahanane,
Kur rinim bashke dhe femija, dhe plaku,
Ato vite qe shkuan e vane.
Atehere qe ndanim dhe kotheren e bukes
Dhe rrobat i nderonim bashke,
Atehere qe i flit pa te keq djali cupes,
Kur blinim nje fustan vetem per pashke.
Atehere kur ne oborr zerrat gumzhinin
Ku luanim djem e vajza bashke,
Kur nga klasa te gjithe bashke dilnim,
Aty ku gjyshet na prisnin jashte.
Atehere kur i madhi respektohej
Kur futej tjeteri coheshe ne kembe,
Atehere kur dikush gabohej,
Me nje qortim, do te vinte mend.
Kur therej mishi nje here ne jave
Te kundermonte era e tij,
Ku ne furrat e bukes shkonim me tave
Dhe buka e mbrujtur ne shtepi.
Atehere ku qumeshti dyzet dite mbelidhej
E mbanim kreshmen per pashke,
Ngopeshim me ato qe nena na ipte,
E gezuar ajo, na ipte urate.
Atehere ku ne dasma tundej vendi
Ku mbelidheshim gjithe singjenia,
Ku thereshin, cjepte, deshte, e qengji
Ne dasme vinte gjithe shoqeria.
Atehere qe hidherimin, e ndanin te gjithe
Nje jave, nuke shkonim ne pune
Qendronim prane te helmuarit,
Dhe hidherimi, ikte e mirte udhe.
Kam shume te them per atehere
Ato jane te ngulitura ne zemer,
Tani ndjehem si lule pa ere,
Nostalgji do t’ja ve kete emer.
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Liliana Leka Merxhani.
Corfus me 07-12-2021.