12.5 C
Tiranë
E premte, 22 Nëntor 2024

Liliana Shkodrani Baci

 

 

UNAZA ME DIAMETER PICIRRUK

Në vjeshtën e vakët të atij viti shëtitjet e pasditeve për ata ishin të pa shmangura.Rit i pothuajse të çdo dite gjatë vitit po vjeshta me mrekullinë e duruar të saj i ftonte në një ngazëllim që e rroknin përgjatë shijimit. Një ditë më parë kishin vendosur të shkonin edhe në një ekspozitë fotografike ku një e njohura e tyre do ish ndër protagonistet e ekspozimit. Kapërcyen një rrugë të frekuntueshme nga makinat e moren drejtimin nga krahu i majte ku ndodhej kinemaja e qytetit. Në kënd të së cilës ndodhej semafori. Ish ndezur ai me ngjyrë të portokalltë. Ajo shquhet në familje për durimin e paktë po nuk shqetësonte asnjë me këtë të ashtuquajtur difekt.Nuk priste semforin e blertë të ndizej si gjithë kalimtarët po merrte atë të anës tjetër për mos pritur. Bënte dopjo rrugë .Kështu ka qënë gjithmonë e kështu donte të ish. -Kë shqetësojë me ketë difekt, dukej sikur mbrohej sa herë që e ngacmonin për këtë?- Po ti se bën këtë vetëm kur je vetëm, i thoshte i shoqi.
Ndërkohë që pak sekonda i duhej të ndizej ai me ngjyrë të blertë ajo u nis. Dy hapa, e syt i zun një send të vogël që shkëlqente në gjithë fuqinë ndriçuese . Sapo përkuli mesin ta merrte,një makinë u feks aty e dukej sikur ishin një.
I shoqi nuk po kuptonte asgjë.Papritur si instiktivisht kërkojë ta mbronte po duart si prekën trupin e saj, i mbetën të varura në ajrin e freskët të atij muzgu vjeshte. Makina tërhiqte trupin e saj me fustanin mbi streçet vjollcë.Ai pa siluetën e saj si lastar të zvarritur mbi asfalt.Një zotëri aty pranë e mbajti të shoqin që ra përdhe pa ndjenja.U dëgjuan frenat e forta të makines tip Ford.Automobilisti ndalojë.Zhurma e frenave bëri të ndalonin kalimtarët që ende nuk kishin parë asgjë. Sapo hapi portën e u shëmb si një thes përdhe. U dëgjuan sirenat e abulancës.ishin më shume se dy. Njerëz pranë të shoqit të cilin e përmendën.Po ashtu shkuan njerëz dhe pranë automobilistit që kish marrë një ngjyrë të bardhë e nuk arrinte të nxirrte dot një fjalë.Me sytë nga pas mjetit mbulonte fytyrën për të mos parë çkish katranasor e bërtiste-Jo, jo…e pamundur…S’di si, se di…Bëlbëzonte pa e marrë vesh askush.Klithmat ulëritëse mbërrinin nga pak metra me poshtë.Klithmat e dëshperimit maksimal human.
-Ajo..ajo…ju lutem më thoni si është e kërkonte ti shkëputej gardhit formuar prej duarve të njerëzve që e ndihmonin të qeveriste dëshpërimin duke i uruar shpresën se mjekët po merren me …atë.
U nis abulanca e parë.Mbërriti policia e komunës dhe ajo rrugore. Trafiku u bllokua.Gardhi i kureshtarëve të gjithë me pyetjen duke ditur përgjigjen e me përsetë e dëshperuara që dukej sikur ishin pjesmarrës në dhimbjen e tij. Ai kërkonte të shihte se mos ajo ish ende aty. I prunë një karrike të ulej e një gotë ujë dhe e pyetën nëse dëshironte një kafe të mblidhte veten.Ai i binte gjunjëve e duart nuk kuptonte ku i çonte për të goditur çdo pjesë të trupit e lotët si rrëket e perroit të qytetit të tyre alpin i lagnin xhupin e tij të pambuktë. Dikush i afrojë çantën e saj. Idridheshin duart e fliste_O Zot,si është e mundur që ndodhi…si…_E kisha në krahë…s’kuptova…Ndodhi si një krismë rrufeje në diell- Uuu, jo, jo, nuk mora vesh asgjë, vetëm kur pash trupin e saj të rrotullohesh majtas e djathtas…Ohhhh, e shpërtheu në lot të mjerë.Mes tyre sytë i zunë një karabiniere një tjetër zotëri me uniformën e policise rrugore që rrethonte me shkumës disa siperfaqe të vogla.I rrethojë këpucet e saj të preferuara.Këpucet me xhinxhile siç i quante ajo. Këpucet blerë rastësishme në pikasjen e bukurisë që ish karakteristika e saj si dhe mos ndarja me ç’ka i pëlqente ndaj shpesh thoshte-Më mjaftojnë një palë këpucë që më pëlqejnë të ecë mbi ç’ka e ku dua të ecë.
Zotëri e pyeti inspektori i policisë,kemi nevojë për bashkëpunimin tuaj.- Nuk mundem, nuk mundem ju lutem. Ku ku është ajo?
-Ne spital zotëri. Ju shoqërojmë nëse mundeni ta përballoni udhëtimin deri aty.Unë ju rekomndojë të mblidhni veten zotëri,ne jemi në dispozicionin tuaj.-Qetësohuni zotëri.
-Qetësohu!?-Ndizu, vdis më mirë me thuaj zotëri. Ju faleminderit.Ajo..ajo…ajo isha unë zoteri, ajo është gjithshka që kam zotëri.Ajo është pjesa më e mirë imja zoterinj….
_Më vjen keq. Si mundem t’ju ndihmojë zoteri.Jam, jemi në dispozicionin tuaj.Desha vetëm t’ju pyesja për të filluar hetimet e domozdoshme, të më përshkoni me aq sa mund ta ndieni, si ndodhi çasti që zonja …?
-Ajo…ajo shihte shkëlqimin dhe në errësirë.Shihte bukurinë dhe ku nuk ish.I nxirrte territ shkëndijën e agimit të vakët.Ehh mo zotëri, si ajo nuk njihte askush ç’ish bukuria e së vërtetës.
-Nuk po ndiqnit funksionimin e semaforit në atë moment zotëri? Ndodh që për një çast nuk përqëndrohemi, të gjithëve na ndodhë…
-Jo…se di,se di si ta përshkruaj atë grimcë kohe.Pa diçka që shkëlqente e i nguli sytë…Ahh zoterinj ju se njihni atë.S’mund ta dini si ish entuziazmi i saj para bukurisë.Ajo e shihte bukurinë dhe ku s’ish…
I binte tëmthave me dëshperim e këkonte falje për këtë xhest të demostruar në gjithë lirinë e tij.
-Unë shpesh i thosha-Mos i mbajë syte gjithnjë ulur kur ecën.Ajo qeshte-Jam eksploruese e kujt është i pakujdesshëm. Ajo shpesh gjente dhe i grumbullonte nga toka dhe sende të vogla e çuditej.Madje mrekullohej si një fëmijë me fat kur i dhurojnë topin e parë të futbullit. I thosha shpesh—Je si Lei- Feni?
-Lei-Feni_Kush është Lei Feni, më pyeti herën e parë kur e dëgjojë.
-Mik i madh i popullit kinez i thash e kështu sa herë gjentediçka ish ajo që ironizonte veten -Shih Lej-Feni çfarë peshkojë nga udha sot…
Kish bërë një jastëçkë të vogël si ato që ngulnin gratë gjilpërat për të qepur në kohën tonë,apostafat e var aty vëthët e gjetura në vite. Ah Lei Feni im,
e lotët ibinin pa disiplinë mbi fytyrën e zbardhur nga akoma mos perceptimi në ç’ka kish ndodhur.Ahh vëthët e tu.
Ajo zotëri i mbante të varur në valvulën e kaloriferit pas portës së korridorit. Gjithnjë e joshnin bukuritë e përmbledhura në pak fjalë.Gjithnjë e apasionuar pas sendeve në miniaturë.Gjithnjë shihte aty ku nuk shihja unë e ndoshta askush.
Më falni më falni zotërinj për këtë dobësi të këtij çasti po jam i vdekur prej dëshpërimit.Nuk dua të fyej askënd duke mbivleresuar atë.
Qante.Zbërtheu kravaten, hoqi shallin e kuq.Të kuq. E kish blerë ajo.
-Zotëri u shkëput jot shoqe,bëri ndonjë hap më përpara jush apo makina ju kalojë aq tangent sa ish e pashmangshme kjo_
-Jooo, ajo bëri ndoshta dy hapa sepse i tërhoqi vëmëndjen sendi që shkelqente.Ne ate cast…jo jo se di si ndodhi.
Pa të shohim këtu ku ishit në çastin e sipërpërmendur, c’është ai send?
-Kontrolloje! Thirri vartësin e tij i cili dhe me ndihmën e llambushkës nuk pa asgjë. Ecën më tej.Asgjë.Akoma dhe ca hapa e në afërsi të këpucëve të saj ..këpucëve me xhinxhile! Djalit me llambushkë në dorë i zun sytë një send aq të vogël që shkëlqente …disi.. Ishte një unazë me diametër picirruk.
-Zotëri kjo është e bashkëshortes suaj?
-Jooo, ajo këtë do ketë parë, unë e di, e njoh syrin pishë të saj..e njoh..o Zot të lutem më qëndro pranë…Jo rrii pranë shtratit ësaj…Sillma ..Sillma pranë ..të lutem…..e fillojë të bënte lutjen e meshës së ditës së keqe….
Ndërsa vartësi po i drejtonte unazën me diametër picirruk i ra nga dora duke u rrukullisur deri nën këmbët e karabinierit i cili se pa dhe e shkeli. Unaza me diametër picirruk u shtyp.U përkul vartësi ta merrte e përtheu në mes e diametri humbi perfundimisht formën e përkryer të tij.

…………………….fund…………………………1182 fjale

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.