30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Liliana Shkodrani Baci

ORA e pasdites së dt 24 Prill 2020 ka kaluar 16:30

L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi e spazio all'aperto
Ndërsa karantina po rëndon e jo pak, e cila është në javën e 7_të….gjithësecili prej nesh e shan, e lëvdon , e qorton, unë ….ahhh unë …Meditimi më qortojë dhe KRISHTIN….
…ja në ç’mënyrë…..( vetëm për ditarin” Prag pritje)
QORTOKAM DHE KRISHTIN
Shoh duart e heshtura që kallëzojnë përtacinë e papritur,
Butësi e panjohur mi fton në alfabet.
E meqë janë jabanxheshka dhe e atij të Dantes
ja shpërblejë me sytë hap deri në gdhirje
me timin mall për si e sa më shërbyen kur rrufisja lotët e tëmthat përpiqja në tyren konsideratë.
Kështu si karshi altarit në meshën e mesnatës së ringjalljes së Krishtit ndeza qiri.
Kulluar më dogji thonjtë derisa mbërrita nën ikonë.
Forca e dhimbjes Tij më dha shtysë për pyetje e, e pyeta_ Ja vlente yti kryqëzim ?
Koka mënjanuar në të djathtë
currilat e gjakut ende pa tharë folën gjuhën e tij të paperceptuar nga unë e papajtuara për flijim.
E se mbajta mes buzësh po thash_ Pse nuk ju xhveshe lëkurës
pse i besove Xhudës
pse si shtrëngove pëllëmbët kur ç’poheshin me gozhdë?
Po këmbët pse si mblodhe më dysh me kërcirët në një , po brodhe atllasëve të globit
varur mureve në secilin odë?
“Vdekja është një metaforë”_ tha poeti
e mua mendësia e tij më thith
si kërthinjtë në mitër të mamasë.
“Po forma e saj është histori e vetme”
më tej ai përparojë të thotë.
E unë si vogëlushe e besojë se mishërimi i fjalëve me gjak më është qepur në lëkurë
e as e abandonojë
as e ndalë.
(vdekja është njl metaforë , dhe
forma e saj histori e vetme )…. varg i poetit Britanik __Dylan Thomas
…..Foto e mëposhtme bërë një vit më parë në 24 Prill 2019 në kishën e besimtarëve Argjentinas në Romë)

Ora 8:00 E premte 24 Prill 2020

Vazhdon ditari tashmë me emër shprese ” Prag pritje” Sa dhimbte fjala_ Luftë….
Sot unë

Liliana Shkodrani Baci

….për Ju…

sikur mos m’i mjaftonte nata ëndrave, ju shtua dhe dita.
Mi vjen në ndihmë zhurma e padurueshme e ashensorit që nuk ka pushuar këto tre ditë poshtë e lartë.Lëvizin këta shumica pleq banorë në shkallën ku banojë.Nga parku poshtë ballkonit dëgjojë zëra që o flasin në telefon,o janë dy që shëtisin.Dal në ballkonin tjetër në anë të kundërt shoh makina që presin në semafor.Thash_ Oo ç’u bëka kështu ; a jemi në karantinë deri në dt 3 Maj ne këtu në Itali?
Sa lëvizje ndiej e shoh.U lodhën njerëzia mbi divan?
U lodhën me ato pak hapa nga një dhomë në tjetrën? Po mua pse nuk më lodh kjo; Po vetëm mendimi për padurimin e rifillimit e me duart në guzhinë duke pregatitur bukë valë,torta e duke vënë në provë fantazinë e artit të guzhinës, qep e qëndis, sidomos maska kur jetën jashtë porte të rifillojë.
Më duhet të punojë!
NA DUHET TE PUNOJME!
Dje ish dhe ditë e menduar,ose më mirë më thënë festa e librit.
Pse mos jetë dhe 364 ditët e tjera?
C’ndodhi dje në këtë festë?
__Ajo që ndodh çdo vit?_Jo.
Vitet e tjera bëhen promovime librash me kapicë,takime me shkrimtarë, dhe shpalosja e ” lavdisë” së emrave të dëgjuar që janë ende gjallë e kurdisin meritë, të tjerët i lyejnë ata sidomos me meritë.
Ata nuk luajnë nga istikami.
Tërheqin çmime, e emra të rinjë nuk lakojnë.Mehazallah…jarabi..të lënë rreshtin e parë!!!
E më shumë thellim indiferentizmi karshi librit.
Kush di të dashurojë librin është dashnor besnik i tij.
Kush e do për të bërë figurën e të zbaviturit me instrument intelektual e mbanë në duar pasi ndoshta e ka blerë e mbështet mbi komodinë dhe e lë të flejë derisa ta fus në çantë kur të shkojë në plazh.
Aty ndërsa mbanë në dorë çantën me pajën e rërës ,librin në një tjetër dorë.
Ulet mbi shtrojë.
Lyet me krem e heshtur e serioze në shikim sikur ja ka bota inatin.
Nuk vështron askënd.
Vesh takat e plazhit.
Vë kapele kashte sikur të jetë e famshmja “Panama” e sistemon flokët me një të shtyrë mre stil kokete e atëhere sistemon kokën po jo mbi peshqir të palosur,as mbi gur e bluzën sipër siç bënëm në kohën tonë.Ka jastëk plastik që fryhet sipas lartësisë së dëshiruar .E qorton të zë vëndin e duhur kur të mbëdhtes qafën pas.Sistemon mirë kapelen të mbrojë oksipitalin e vë syzet.
Fryn me stil dembel atë pak rërë.Mbi gishta e hap librin.Mezi i vjen rradha këmbimit të faqes se nga anash syzeve që i përket bishtave tyre rrotullon kuriozitetin të shohë kush kalon.
E shqetësojnë fëmijët përreth.Ajo nuk ndihet po faqes së librit ende si ka ardhë momenti të shfletohet._Aaaa….ja..ja..kalojë ai trup bukuri me adominalet si kurriz breshke.
Ajo kollitet me delikatesë.Vë dorën mbi buzë me katër gishtërinjtë shtrirë me elegancë e provon kollën dy herë.Faqes ende si la ardhur koha të shfletohet.Sheh maniqyrin.
Lodh boshllëkun bosh nga syzet që e përdor si frëngji kulle.Kollitet dhe njëherë_.Uuu, ç’ pa.Po kalojnë ca laraska me rroba banjo me shumë pa to se me to.
Sistemon syzet.Të mbathurave e kalon gishtin brënda llastikut ti sistemojë mos shkojnë shtrëmbër.Perfeksionin synon.Heq me dy gishta syzet.I mbëdhtet mbi kokë.Sistemon flokët.Ulet pak e nxjerr bidonin e ujit.Një gllënjkë..Një.U ngop.
E fut në çantë.Sistemon me gisht brënda llastikun e mbathjeve.Po ashtu mos kan shkuar pak anash të sipërmet rexhisen. Vë syzet.Një hedhje pa forcë të flokëve përtej.Nga frëngji e syzeve bredh në kuriozitet.
Libri?
Ah…Se shfleton.I gëzohet faqes së parë të.parathënies e vazhdon.
_Ooo ç’po i vjen gjumi.
Ngrihet,po më parë nga frëngjit e syzeve sheh ku janë ato fyçkat në grup e mbi të gjitha ai me adominali si kurriz breshke.
Librit që i dedikova dje ditën e tij ish i mëposhtmi……
Falenderojë akoma autorin z

Mirdash Pupa

e e rekomandojë për të tjerët.Nuk jam në lartësinë ti shkruaj fjalë si reçension sepse me përulje e do ishte pak, sikur të bëja provë pasi ka menduar për këtë gjigand i kritikës letrare z proff e Dr Adriatik Kallulli.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.