C’TU CA SISA MOJ EREDLIRE
Ajo ish për sy që ndiejnë misteret e muzës së lartë,
nga seftja deri në çastin e fundmë të vëmëndjes
si në haretë, deri kur vala e zisë nuk ndolli gaz.
Ju lutëm grushtit të eshtrave të saj që yshtja të bënte derman
Mulin mos pranonte aq pranë.

-S’mundi.
S’mundi të sajonte supersticion dhe se ish foleja e grerëzës së parë,
ajo me shumë thumba që bën hatanë-
dhe mjalti i hojeve që pikonte ëmbëlsinë
dhe hithra e pjekur që fllug buhavit.
-e ç’tu ça sisa moj eredlire
E ndieva shpejt, se kisha pirë dhe unë në atë thithkë
po etjen për tim vëlla se ngopi
në dy gishtat shkëlqim të ditëve tij.
Meqë ishe e je fole e grerëzës së parë
asaj me shumë thumba që bën hatanë…
-pse,pse,një supersticion…
-ja kjo më mundon:-nuk e ndolle dot?
Kështu balli i mallit karshi e nën të
nisi muzgje të pakënduara nga bilbil
e i qingjit të mendueshëm me një çik zë.
Ujrat nuk denjuan të freskojnë me vrulle,
detet mbi tërmete,
shpellat më të thella s’lanë të shihej gjë prej gjëje,
e as brigjet e lotëve s’pyetën për meritë.
-Po pse kështu moj labja jonë
thithe pranë teje dhimbjet e lindjes së dytë!
Pse su ngushëllove me çimkat nën baltë,
pse su turbullove në ëndrat përnatë,
pse?
_Pse Mulin more,që të mbeteshim si pentagram pa melodi?
_Pse s’na i vure veshin?-Ish yt bir..E more për vete isharetin që kish nisur pesë vite më parë.
-Su qase ti,
-su qas ai,
-as ne.
Në betejën me kancerin dukej sikur kish lidhur pakt.
Qasmu të na japësh brinjë se kryqet e mpakur mua motër zezës
s’më mbajnë dot gjullurditë që ndodhkan anë e mbanë
dhe se bëmë ç’mos ta ndanim nga indet e tëndit gjak,
e tonit At.
Të ish e kundërta do desha në atë kohë
kur fati na ngopi me dajak
–
e shtoj-t’isha mish i denjë për varr.
Ja kështu e ndiej akoma ç’më dhëmbë në këtë nat të llamburisur me kajmak
e t’i rreshtojë një për ç’do bir,
ty moj fole e grerëzës së parë
asaj me shumë thumba që bën hatanë.
*ju lutem nuk është rasti të ripërterihen ngushëllimet*
…….ju falenderojë për pjesmarrjen…..