19.6 C
Tiranë
E enjte, 11 Qershor 2026

Liliana Shkodrani Baci

Pas dy ditësh- Ju përshëndes me…..disa fjalë për Autostimën, vetpëlqimin d m th
Sot njeri do flejë në divan
Nuro, i ke të mira çupat e të bukura.Shtat selvi; po kjo e vogla ja hodhi të madhes.
– Sa vjet është më e vogël?
– Pesë.
– Marshallah.
– Ehh, si gjithë të tjerat; nuk e sheh si i ka këmbët e shtrëmbëra.
– Unë e dëgjoja e desha mos isha unë.
– Më kujtohet njëherë mikja e saj Nazikja në kafe e sipër i tha- Ce do që e kam djalin të fejuar me Nolin se do ta merrja këtë të voglën për nuse.
– – Bëhesh fjalë për mua, e më hyri tmerri kur mendova mos i shkojë mëndja Nazikes për të dytin që ishte aq picirruk e i përhumbur sa kur e shihje me atë fytyrën ëngjëllore si prej fëmije nuk të mbushej mëndja që ish burrë d .m th.Të vinte dëshira ta provokoje që të shijoje kënaqësinë e të dhënit një shpullë për të vërtetuar që nuk ishte burrë.Po për fat ajo Nazikja e njihte Nuron time që po të hapte gojë për këtë do ja kthente pa një pa dy duke i thënë- Jo moj motër se s’kam çupë tepër t’ja jap një skupeje si yt bir…dhe se i ka ca këmbët e shtrëmbëra.
Unë me motrën na ish aq fiksim ai muskuli në këmbët poshtë gjurit sa një ditë se ku kishte dëgjuar ajo që po ti fërkojmë do i zbusnim e kështu këmba do dukej e bukur.E këtë bënim para se të na zinte gjumi e flisnim e flisnim.
Sapo i thoshin shoqet e mëhallës një fjalë të mirë për çupat ajo Nurua jonë thoshte ose – Hahen si macja me miun bashkë, ose – Jo moj jo , të rejat të bukura janë po kjo e vogla ma ka pak gungë kurrizin.
Ajo gungaçja isha unë..
Sot isha në punë.Jashtë binte dëborë e këtij Janari në kohë pandemie e mua më takojë të laja xhamat.Isha mbi shkallë e fërkoja ca pika që lënë insektet e përplasura mbi qelq .Dëgjoja zhurmën e fërkimit fërr fërr e më kujtoheshin xhamat e shtëpisë kur isha çupë.Kur isha këmbë shtrëmbër e gungaçe bashkë.
Qeshja me vete.Qeshja se qyqarja nënë mendonte që nëna e mirë nuk i bën qefin fëmijëve e sidomos kur ata janë çupa.E sidomos motra të katër vëllezërve.Madje dhe në prani të vëllezërve duhej të rrinim me terbiet.As këmbë mbi këmbë e as shumë dekolte në verë.
Qesha pa mëri.Gjithnjë si kam mbajtur as mëri as mërzi.
Lash leckën, dritaren harrova ta mbyllë e mora telefonin ti shkruaja djemve.Kam dy.Shpesh si sot i shkruaj- Ju kam thënë herë tjetër sa krenare jam për ju
sa ua adhurojë forcën, bukurinë ndonjë të met tuajin?
E dini që jeni jeta ime..
Sa mbarojë së nisuri të dytit i pari më shkruan vetëm kaq- Ma….
I dyti nuk vononë- ( se di pse kur nuk nxjerrë fjalë të ëmbla i shkruan në italisht ose spanjisht) – Basta, ë nuk jemi bambini…
I shkreti im shoq, mendova duke buzëqeshur e duke hypur prapë mbi shkallë.Në kohën që fillova fërr- fërr mbi pikat e ngurta që insektet mbi qelq lënë mu dhimbs kur pas darke mbrëmë pasi lava enët e sistemova guzhinën vesha rrobdishanin e kaltër dimërorë e ndërsa po lidhja rripin qesha me zë duke i treguar një episod të ditës në punë …Ai më duket se nuk më dëgjojë po më tha- E di që sa vjen e zbukurohesh..
Unë e ndërpreva si me komandë qeshjen, e jehonë e saj fluturojë në zërin e Nuros- I ka këmbët e shtrëmbëra e pak gungë.
_ I thashë- Sot njëri nga ne do flejë në divan..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.