30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Liliana Shkodrani Baci

O NJEREN , O TJETREN

Asnjë s’të kullon shpirt
si bej unë.
Dalldinë e kujtimeve
e celebroj unë.
Argjënd shndritura në këngë
gjerdan isha unë
…dhe kaktus i rrallë loti.
Asgjë nuk zbova
në ngrysjet e mallit.

Sot

lut dy lot

O më kthe kullot

O pikë që mbytë.

“”””””””””””””””””””””May be an image of 1 person dhe bizhuteri

VETEM GRUAJA IME KERCEN DHE NE MAKINE
Asnjë nuk bën gjithë kohës të njëjtën gjë;të lexojë, të stërvitet, të shkruajë.Kështu dhe unë.Ndonjëherë lë dhe përgjysmë një bëmë e dal të zbulojë bukuritë e jetës.Të jetës rreth meje sidomos tani gjatë pandemise.Po sapo dal nga porta seç më pushton një nervozizëm me ashpërsinë e tij dhe me arrogancën sidomos.Kështu ja kam vënë emrin aparencës në garë, si asaj të pemëve,njerëzit me ritëm të ndryshëm kohe,rrugët herë të llustruara sidomos në qytetin tim ato rregullohen për së mbari kur një herë në disa vjet kemi fatin të kalojë këtu e të ndalojë një etapë e XHIRO D’ITALIA – gara e mrekullueshme e çiklizmit. Po kështu edhe zërat sidomos,që më japin mjaft ngacmim,koha e pushtuar nga retë,shirat, për të mos thënë ato nga erërat e forta. Po e dua shum të dielën sepse pas saj vjen dita më antipatike e javës-E hëna. Dhe e dua veçanërisht sepse pas kthimit gjithë ç’bëjë nuk dua ta humb, po e shkruaj.
Hyp në makinë. Sistemojmë rripat e sigurimit, shpesh qenin pas të sistemuar pas rrjetës mbrojtëse të detyruar nga ligji, po lidhjen e syve nuk e ndërpresim e shpesh unë ja shkel e ajo më përgjigjet me ngritjen e veshit.Eshtë i jashtëzakonshëm dialogu pa fjalë me kafshët.
Nisemi.Tashmë shumë rrallë udhëtohet në heshtje. Vëm çelsin U S B me muzikën e regjistruar kohë më parë të cilën e pasurojmë shpesh sipas kërkesave të mia kryesisht.
I padiskutueshëm fillimi me instrumentistin e jashtëzakonshëm DAVID GARRETT e me pjesën TITANIUM PAVANE.
Unë akoma jam në nisje e në sistemime,në merakun për qenin, e me vetullat e ngrysura. Im shoq më pyet-Ku do që të shkojmë?
Unë-Nuk e di.
Ai hesht dhe në çast shtyp butonin nga vinte muzika të cilës i ndërpritet ritmi e nisin tingujt e parë të qelibartë të një gërnete.Unë me shpejtësi kthejë kokën majtas nga ai dhe e shoqërojë me buzëqeshje alla MONA -LIZË,e me një prekje admirimi në llërën e djathtë.Fillojnë si me magji të përhapen tingujt aq sa më duket sikur ngroh atmosferën ai zë i ku dalin fjalët:
C’JANË ATO SORKADHE
NE MAJEN E SHKEMBIT….
….-Nisemi drejt Angrognës i thash tim shoqi,e dukem sikur sapo jam zgjuar nga gjum i rëndë.
Angrogna një vënd i vogël i mrekullueshëm me lartësi që ec e ec gjithnjë në rritje aq sa vjet ecëm për disa orë e arritëm në lartësinë 1800 mt mbi nivelin e detit. Një pamje madhështore ku dukej Torino si në pëllëmbë të dorës.
Angrognja një vënd i vogël sa një fshat nga më të vegjëlit tanët në Shqipëri me një kulturë, histori, kostume të jashtëzakonshëm. Njerëz të mbyllur në madhështinë malësore që krenohen në të pa fjalë, njerëz punëtorë, që kanë bërë luftërat nga më të egrat kurrë bërë në krahinat e tjera të Italisë. Një fshat picirruk, them shpesh unë që ka Muze, po, po Muzeun e tyre.E nga ai fshat kam njohur një mikun tim poet, i jashtëzakonshënm në atë që ka bërë.Ka përkthyer Odisea, në dialektin e tyre që quhet Patua një përzierje mes dialektit Piemontez e Frëngjishtes. NJë gjuhë tejet e vështirë.E pyeta jo vetëm unë ;si munde?-Dashuria për Homerin, Klasikët, Gjuhën e Greqisë së lashtë….
E kështu u ndez atmosfera… që në vargun e parë shkërmoq gishtat e i shoqërojë me përdredhje të belit, zgjerojë rripin e sigurisë e them-hopa Kida.Hapësira pak metroshe e gjithë makinës u bë ding nga tingujt e gërnetës e të Majës e nga herë pas here dhe nga përplasja e këmbëve të mia në makinë.Me pëllëmbë shoqërojë çuditë e kësaj magjie të folklorit tonë, e nga jashtë të tjerët shoferë më përshëndesin se kujtojnë se dhe pa i njohur atyre po u bëjë me dorë.
UNE NUK KAM PARE NJERI TE KERCEJE NE MAKINE SI BEN GRUAJA IME,
thot im’shoq e shtonë-për nder o Liljana ti do kesh grupin e gjakun me ca shokë andej matanë bregut lumit me gjak Rom e për këtë po ndihem pothuajse i sigurt, sepse si mundesh , si mundesh duke qënë si me hundë e buzë varuar sapo fillon gërneta ti…sikur të ç’pon njeri me gjilpërë e , hopa-hopa ….
ç’hopa- hopa mo, JANE VASHAT E SULIT…
-Kush ? Pyet ai
JANE VASHAT E SULIT
DRITE I JAPIN VENDIT …DRITE I JAPIN VENDIT
JO MOJ JO NUK JANE
NUK JANE SORKADHE
JANE VASHA SULJOTE
NE DASMEN E MADHE ….NE DASMEN E MADHE…
U HODHEN NGA SHKEMBI
NJE NGA NJE ME RRADHE
VESHUR E STOLISUR
ME FUSTAN TE BARDHE…ME FUSTEN TE BARDHE…
C’JANE ATO SHQIPONJA
QE PO FLUTUROJNE
HAJDE SHOQJA -SHOQES
DUKET SE I THONE …DUKET SE I THONE…
NUK JANE SHQIPONJA
DYMBEDHJETE SULJOTE
QE DO TE KUJTOHEN
SOT E NJEMIJE MOTE ..SOT E NJEMIJE MOTE…

Ndërkohë arrijmë.Tjetër mal,tjetër histori ku gjelbërimi duket në “harbimin” komplet të tij.Zhip i blertë! Një mbi një si valë të gjelbërta nën kaltërsi që ngjanë si stofë astragani dhe si pëlhurë e qëndisur rokoko që ne vajzat Shqiptare njëherë e një kohë, kohë i përkushtonim për pajë, e përfyfyrimi më shkon në dymbëdhjetë vashat Suljote veshur me fustan të bardhë që zënë dorë për dore hajde shoqja -shoqes seç i thanë për të shkuar…

Ku? Në “dasmën e madhe” Shqiptare.

Në dasmën e flijimit.

Ja historia!

Ja shkrimi i arrirë në ne, që shërbeu për të dashur më shumë historinë e vëndit tonë dhe veten.E sigurisht dhe të tjerët …

LETERSIA NE SHERBIM TE JETES.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.