Shqipëria ime! Shqipëria jonë!
Të mbyllën për 45 vite për ideologji për…për…për…deri në pafundësi shkojnë përsetë që i di gunga e Shqiptarit që punojë,legjendat që poeti u këndojë mbi lot. I dinë duart e fshatarit me kallo për bukën në gojë e stomakun mbetur bosh. Të mbyllën për mëndjen e mbyllur në krim, xhelozi, inate e dredhi Shekspiriane.” Lucrezia Borgia – përkthyer ne Nexhmie” aty ishte “zonjë” pa pengesa, e stërkëmbësha se donte të shihte batalionet mortore para syve të errët të shtetit në rrethim. Donte . Donin..Ehh sa donin një çikëz cop Mesdheu, një çikës truall, një çikës mbytje me hal biografie në grykë,etj..etj.etj.. Ju i dini.., ju i dinit , po ti Shqipëria ime, Shqipëria jonë pse harrove krejt..? Pse s’ju sule tutjes s’ ligë, pse s’ja vure hurin prapësisë? Pse, pse, pse? Pse nuk mbyllesh vet këtë 2021? Po ju merr nëpër këmbë pandemia- Ju rrini ulur këmbëkryq në pafuqi.Eshtë dystuar pandemia e ju rrini gurë më gurë, gotë mbi gotë, hall mbi hall mbi papendim. Pse nuk ngriheni të thoni për herë të parë me dëshirë- — MBYLLNA QEVERI KETE FUSHATE ELEKTORALE- S’DUAME ZUZAR.S’DUAM PERRALA MBI VAKSINE.S’DUAM HILE SHEKSPIRIANE PER NJE VOTE..ata vet nuk pipëtijnë, se babëzia u gërryen oreks e mëlçinë. Ata vet , vënë në ballë të principeve karriken e aq u bën për shëndetin e çilimijve me buzëqeshje Shqipërie. Grumbulloni o Shqiptarë gjithë ndërgjegjen dhe mënçurinë e të parëve tanë në llogjikën se shëndeti është primari i gjithë neneve kushtetuese.