C’gjeta nën malin me emër kartë- shkruar në vitin 1986..dhe e botuar në ” Zëri i rinisë”
EDHE VDEKJA DO MENDOHET MIRE KUR TE ME MARRE
Mua
nuk do më harrojnë ata
që nën qepallat e mia
kanë lexuar ngasjet dhe brengat
pylli që u rrit për mua
guri që u thinj për mua
nuk do më harrojnë.
Do më rilindin sërish
të gjitha dashuritë.
Ata që më deshën e më luftuan
ata që provuan
dashurinë dhe urrejtjen time
që u kthjellën në vështrimin tim të kaltër
dhe u dogjën në qëndrimin tim të rreptë.
Për ata që s’do të lindin kurrë
ndoshta do vdes një ditë.
Po për ata që do të lindin
ASNJEHERE S’DO VDES!
( poezi e shkruar me 1986 — ZERI I RINISE)