14.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Dhjetor 2024

Liliana Shkodrani Baci

o Liliana- ç’deshe që deshe kaq shumë korifejtë….
………..në KORRIK 2014″ DUKE SHETITUR MBI ENDRA….thirre POETIN WHITMAN që kish thënë …
Nuk do lë veten të poshtërohem nga të pallogjikshmit me sarkazmën e tyre ndaj meje.
Do ti bëj të gjithë, në çdo vënd , në çdo qyteterim, të dorëzohen para artit tim.
(W. WHITMAN)
…..e më lindi…..
Këmbëzbathur eca nëpër rrëpira ëndrash e
takova meraqet e të përjetshmëve, duke pritur në shkundjen e mospërfillësve të ndërgjegjes që për shkak të fatit djegies mohojnë dhe marshimin e vlerës.
( LILIANA SHKODRANI

BACI)
PO JU?Mund të jetë një imazh i çizme dhe lule
Kur një individ nuk ka vetëm vetdijen të fituar nga esperienca dhe kopetenca që e shpreh në ç’do komunikim po është dhe i sigurtë që pëlqehet- Këtu rri karakteristika që bëjnë identitetin e një mëndjemadhi.
S’ka kontradiktën dhe frikën e brishtë që gjelbërimi është stinë , pas vjen ajo larushia
e më pas tjetra xhveshur e tëra.
Në vetëdijen e paktë të një zëmër – trimi për famë e mote të pavdekshme
kufijtë janë të mbyllur në ashpërsinë e pandërmarë të ndërrmit të viteve.
“Unë dua të më rroj besimi që një ditë kjo bukuri do të rifillohet”.
“”””””””””””””””””

SI DITAR…SI PERSHENDETJE…d m th…unë
Po eksperimentoja një tjetër rrufitje të kafesë kur ra zilja e telefonit e nga ana tjetër më pyetën nëse desha të ndërroja kompaninë e telefonike.
Kafeja që kish mbetur mu duk se më thërriste të shijoja një çast të skajshëm të xhesteve fëminore që si duket nuk u braktiskan kurrë.
Po më zuri kolla e shpeshtë e harrova kafenë po të shqisja nervizizmin që më injektojë telefonata nuk munda dot.
E kështu në vënd të vazhdoja me ritmin e ngjeshur të kohës dedikuar rregullit në shtëpi u mora me krasitjen e luleve në ballkon.
I zbraza pak duf atye përmes çudisë se si mundën nga ngrysja në gdhirje kishin krijuar ende gjethe të verdha e boçet e tyre të mbushura e dëndësi petalesh- e kam.fjalën për mullagat e shëndetshme , kishin në mes tyre petale të thata.I heq ato- ” Të është bërë mani më thot ç’do herë një zë i dytë në brëndësi të ndërgjegjes; që nuk duron dot mbarlvajtjen natyrale; e shtonë:- ” të rroftë që në llafogjinë tënde përdorë shpeshë herë atë frazën: nuk e dua perfeksionizmin , sepse më duket jo tërësisht i vërtetë” .E pastaj i shton dhe një bisht bindës-” duhet të jet i mërzitshëm perfeksionizmi …apo përsosmëria thuhet në shqip?”
E m gj th – si mëngjezet si mbrëmjet e pasditet shpeshë më janë të pajisura me interrutorin e shqetësimit momental po dhe me lumturinë e çastit që zgjat sa rrufeja që shkrep , e përsëri rifillon një tjetër gjëndje e përputhur me ritmin pathollog të dëshirës për mbarëvajtjen e jetës duke u përbërë ndoshta dhe nga sakrifica për mbijetesë që eksperimentohet pa e zgjedhur po e ndodhur në të nga domozdoshmëria e pa duhur për të gjithë , po për ata që zgjedhin mos rrufisin kafen më nge.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.