10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Liliana Shkodrani Baçi

E RIGEZOFTE KINEZI

Kisha vite e vite që nuk shkoja në dyqanet e kinezëve.Mbaj mënd që kur më iku nga kjo jetë nëna ime më 2008 që bleva një palë këpucë sheshka të zeza për rrugë e zhgënjimi më mjaftoj për tu bindur që nuk do e frekuentoja më.

Shpeshë mallrat e tyre lënë për të dëshiruar që e shoqëron dhe një erë karakteristike jo e këndshme.

Shkova dje!

Vajta për të blerë një mbrojtëse pulsi sepse kam dhimbje prej një infeksioni.Për mos e blerë në dyqanet sportive që kushtojnë shkova dhe me ndihmën e shitësit kinez që nuk din të flasin italisht dhe e gjeta.E pagova e ika.Në mbrëmje u kujtiva dhe hapa kutinë ta provoja.Ishte e madhe.Se dija që dhe ato kishin masa.Pash masën S , M dhe L.

Imja ishte L.

Mbylla kutinë e sot pas pune në drekë shkova te kinezi e ndërrova me të vetmen që ish të masës S.

Se provova se do rifilloja punë.Pas pune që kishin kaluar 4 orë e hapa kutinë dhe pash që ishte bosh.

Mu kujtua im bir që më tha dy ditë më parë ;” O ma, duket sikur të kan marrë në shënjë të gjithë për ta futur në çmim ” ngaqë javën tjetër parrukieri më mori 75€ për ngjyerje flokësh e jo të gjitha po vetëm rrënjët..Nejse!

Shkova sërish pas pune te kinezi.Ishte e shoqja.E sqarova.U çudita se kinezët janë shumë mosbesues e si dridhet qerpiku fare para fitimit dhe në pak qindarka.Më besoj .I thash po marr diçka tjetër me atë çmim.Mora një babagjysh të vitit të ri t’ja dhurojë një fëmije gjiton që e adhuroj.

Pas darke u kujtova që e kisha në çantë akoma e shkova ta merrja…po pse e gjeta do thoni ju?

E kisha harruar mbi banak.

Ta rigëzojë kinezi !

E meriton me kliente të tillë , vetëm tim biri nuk do ia tregojë…..

“”””””””””””””””””””””

MAMA DHIA

Vika një moshë , çast a kohë , s’di ç’ë , që e vërteta më mirë mos jet sepse duam të jemi të këndit të rrem për të patur rrojtje pa brengë .

Sapo dëgjova cicërimë në këtë klimë ngrice e përfytyrova ç’ish ai zog që nuk shtegëtoka po ndoshta vuan mes nesh e pemëve të lakuriqta.Po se shihkam ndër degë ku është futur.

Ti ket vallë krahët kërcell e s’mund , apo ikën dhe e lan më të mëdhenjtë të mjerë ;

Apo , apo ish ende në vez?

I shkreti !

E ndërkohë po luftoj me njollat si zamkë të xhamave të rinjë tre shtresash .Dielli mi katranos.Dua hijen ! Në të s’shihet e vërteta e qelibartë.

Hijet llamburisin errësirën.

Unë nuk dua ta ndaj . Po xhamat i dua kallkan sidomos sot që jam dhe me mëngë të shkurtra dhe se jashtë ka ngrirë.Po ka dhe diell aq sa fytyra pranon dhe krem.

Natyra si e tillë kaq largë nesh shpirtrave human.Natyra s’njeh divorce .Unë akoma mendojë menjëherë sapo lash zogun jashtë dritares për divorcin.Se njihja në Shqipëri mëndësinë e familjeve me plagë të tillë. Sot ..jo pikërisht sot, po ajo e pranishmia e kohës sime që këtu njoha shumë , shoh sa ndryshojnë mëndësitë sidomos të fëmijëve të divorcuar.Kam vën re që në disa raste që ç’do kthim sysh majtas o djathtas u duket ndërhyrje .U duket sikur i hyn në jetë me gjithë shputën e ata të urdhërojnë të vësh vetëm majat .Ne majat e këmbëve i njohëm në përralla. Në atë- tak..tak.

Kush është?

Hape jam unë, ma dhia.

E ajo e ai me zë bredhur në hile ishte ujku.

Uu..këto njollat si me zamkë.Thuam moj Katinë thuam si ti laj?

Kush është Katina? Ajo , Bejleri..Ajo që këndon polifoninë në mënyrë perfekte e , e qan me lotë deti . Ajo” Thëllëza që del mbi vesë, lere moj lere

Lere moj aman aman !

Ja mi mbushi syt me lot e tani që nga Yutubbe buçet bukuria vokale e saj.

Njollat si me zamkë.

Zogu këmbë ftohtë

Cuditë për pikëpyetjet të edukimit në familjet me një prind

Katina Bejleri që i kam shkruar sa e dëgjoj labçen e ajo s’më shkroi

gjethet e thërmuara si krunde

pemët artificiale mbushur drita plotë

babagjyshët që nuk shkojnë në pension…

Jo..jo….s’më bëkan gajret të gëzoj.

“””””””””””””( Ky kandil që nëna Liliana ja bleu Martës për festat është dhe kujtim i hidhur i kohës kur lindi i jati i saj në Shqipërinë e kohës së errësirës ( kur të rritet do i tregoj psenë e kësaj zgjedhjeje) – Sot ky kandil instrumentist me melodi të ëmbla bën shumë dritë si syçkat e saj )

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.