12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Liljana Shkodrani Baçi

…dua , vetëm të na shkrepë buzëqeshja…

ky është kontributi im miqësorë PER JU

VETEM GRUAJA IME KERCEN DHE NE MAKINE
Asnjë nuk bën gjithë kohës të njëjtën gjë;të lexojë, të stërvitet, të shkruajë.Kështu dhe unë.Ndonjëherë lë dhe përgjysmë një bëmë e dal të zbulojë bukuritë e jetës.Të jetës rreth meje .
Po , sapo dal nga porta seç më pushton një nervozizëm me ashpërsinë e tij dhe me arrogancën sidomos.Kështu ja kam vënë emrin aparencës në garë, si asaj të pemëve , njerëzit me ritëm të ndryshëm kohe , rrugët herë të llustruara sidomos në qytetin tim ato rregullohen për së mbari kur një herë në disa vjet kemi fatin të kalojë këtu e të ndalojë një etapë e XHIRO D’ITALIA , gara e mrekullueshme e çiklizmit. Po kështu edhe zërat sidomos , që më japin mjaft ngacmim . Koha e pushtuar nga retë ,shirat , për të mos thënë ato nga erërat e forta. E dua shum të dielën , sepse pas saj vjen dita më antipatike e javës : E hëna ! Dhe e dua veçanërisht sepse pas kthimit gjithë ç’bëjë nuk dua ta humb , po e shkruaj.
Hyp në makinë. ! Sistemojmë rripat e sigurimit , shpesh qenin pas të sistemuar pas rrjetës mbrojtëse të detyruar nga ligji, po lidhjen e syve nuk e ndërpresim e shpeshë unë ja shkel e ajo më përgjigjet me ngritjen e veshit.Eshtë i jashtëzakonshëm dialogu pa fjalë me kafshët.
Nisemi ! Tashmë shumë rrallë udhëtohet në heshtje. Vëm çelsin U S B me muzikën e regjistruar kohë më parë të cilën e pasurojmë shpesh sipas kërkesave të mia kryesisht.
I padiskutueshëm fillimi me instrumentistin e jashtëzakonshëm DAVID GARRETT e me pjesën TITANIUM PAVANE.
Unë akoma jam në nisje e në sistemime ,në merakun për qenin, e me vetullat e ngrysura. Im shoq më pyet : Ku do që të shkojmë?
Unë : Nuk e di !
Ai hesht dhe në çast shtyp butonin nga vinte muzika të cilës i ndërpritet ritmi e nisin tingujt e parë të qelibartë të një gërnete.Me shpejtësi kthej kokën majtas nga ai dhe e shoqërojë me buzëqeshje alla MONA -LIZË ,e me një prekje admirimi në llërën e djathtë.
Fillojnë si me magji të përhapen tingujt aq sa më duket sikur ngroh atmosferën ai zë i ku dalin fjalët:
C’JANË ATO SORKADHE
NE MAJEN E SHKEMBIT….
….Nisemi drejt Angrognës , i thash tim shoqi ,e dukem sikur sapo jam zgjuar nga gjum i rëndë.
Angrogna një vënd i vogël , i mrekullueshëm me lartësi që ec e ec gjithnjë në rritje aq sa vjet ecëm për disa orë e arritëm në lartësinë 1800 mt mbi nivelin e detit. Një pamje madhështore ku dukej Torino si në pëllëmbë të dorës.
Angrognja një vënd i vogël sa një fshat nga më të vegjëlit tanët në Shqipëri .Ka një kulturë, histori, kostume të jashtëzakonshëm , hijeshi alpine sidomos . Njerëz të mbyllur në madhështinë malësore që krenohen në të pa fjalë .Njerëz punëtorë që kanë bërë luftërat nga më të egrat kurrë bërë në krahinat e tjera të Italisë. Një fshat picirruk , them shpesh unë , që ka Muzeun e vet , po, po Muzeun e tyre.E nga ai fshat kam njohur një mikun tim poet, i jashtëzakonshënm në atë që ka bërë.Ka përkthyer Odisea, në dialektin e tyre që quhet Patua një përzierje mes dialektit Piemontez e Frëngjishtes. Një gjuhë tejet e vështirë.E pyeta jo vetëm unë ; si munde? Dashuria për Homerin, Klasikët, Gjuhën e Greqisë së lashtë….
E kështu u ndez atmosfera . Që në vargun e parë shkërmoq gishtat e i shoqërojë me përdredhje të belit .Zgjerojë rripin e sigurisë e them : Hopa Kida.Hapësira pak metroshe e gjithë makinës u bë ding nga tingujt e gërnetës e të Majës e nga herë pas here dhe nga përplasja e këmbëve të mia në makinë.Me pëllëmbë shoqërojë çuditë e kësaj magjie të folklorit tonë, e nga jashtë të tjerët shoferë më përshëndesin se kujtojnë se dhe pa i njohur atyre po u bëjë me dorë.
UNE NUK KAM PARE NJERI TE KERCEJE NE MAKINE SI BEN GRUAJA IME,
thot im’shoq e shtonë- : Për nder o Liljana ti do kesh grupin e gjakun me ca shokë andej matanë bregut lumit , me gjak Rom e për këtë po ndihem pothuajse i sigurt, sepse si mundesh , si mundesh duke qënë si me hundë e buzë varuar sapo fillon gërneta ti…sikur të ç’pon njeri me gjilpërë e , hopa-hopa ….
ç’hopa- hopa mo , JANE VASHAT E SULIT…
– Kush ? Pyet ai
– JANE VASHAT E SULIT
DRITE I JAPIN VENDIT …DRITE I JAPIN VENDIT
JO MOJ JO NUK JANE
NUK JANE SORKADHE
JANE VASHA SULJOTE
NE DASMEN E MADHE ….NE DASMEN E MADHE…
U HODHEN NGA SHKEMBI
NJE NGA NJE ME RRADHE
VESHUR E STOLISUR
ME FUSTAN TE BARDHE…ME FUSTEN TE BARDHE…
C’JANE ATO SHQIPONJA
QE PO FLUTUROJNE
HAJDE SHOQJA -SHOQES
DUKET SE I THONE …DUKET SE I THONE…
NUK JANE SHQIPONJA
DYMBEDHJETE SULJOTE
QE DO TE KUJTOHEN
SOT E NJEMIJE MOTE ..SOT E NJEMIJE MOTE…

Ndërkohë arrijmë.Tjetër mal , tjetër histori ku gjelbërimi duket në “harbimin” komplet të tij.Zhip i blertë! Një mbi një si valë të gjelbërta nën kaltërsi që ngjanë si stofë astragani dhe si pëlhurë e qëndisur ro-ko-ko që ne vajzat Shqiptare njëherë e një kohë , i përkushtonim për pajë . E përfyfyrimi më shkon në dymbëdhjetë vashat Suljote veshur me fustan të bardhë që zënë dorë për dore hajde shoqja -shoqes seç i thanë për të shkuar…

– Ku? – Në “dasmën e madhe” Shqiptare.

Në dasmën e flijimit.

Ja historia !

Ja shkrimi i arrirë në ne, që shërbeu për të dashur më shumë historinë e vëndit tonë dhe veten.

E sigurisht dhe të tjerët …

LETERSIA NE SHERBIM TE JETES.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

NE 70 vjetorin e Kinostudios ( përshëndes të gjithë ata njerëzit e familjes sl madhe të lagjes si Ilir Kadia , Linda Agolli , Rita Tufa Natasha Mema Violeta Maliqi , Klarita Hakani , )
FLETERRRUFETE NE QAFORE TE KINOSTUDIOS.

Dhjetëra vite kisha pa shkuar në rrugët e heshtura dikur që i përkisnin frikës së periferisë së Tiranës ;Kinostudios.

E të mendosh ishin sapo mbaronte përqëndrimi i banesave me shumë njerëz e fëmijë nga ata si unë.Ishte stacioni i fundit i linjës së autobuzit, Kinistudio-Kombinat.

Fare pranë ishte një klub që sot i thonë jo në shqip Bar.Ishte pushimi i grykës që kërkonte të lagej i shoferëve e fatorinove pas përshkrimit të vajtje-ardhjes se linjës, e me sa njerëz që kish, kush i ka jetuar di për çka flasë.Te ai klub , se harrojë shërbehej birrë me fuçi të mëdha prej druri.Nuk pihej ulur po në këmbë.Tavolinat të larta me këmbë si cingla , po nuk lëviznin.Mbanin peshën e koenfidencave të halllexhinjve si të kalimtarëve po sidomos të frekuentuesve korrekt.Ndaj siguronin mirë shijen e të mezipriturve të të eturve .Ne fëmijët e lagjes shkonim për të blerë ndonjë pastë pesëlekëshe .Herë nënat na dërgonin të blinim bozë.Lumturia jonë arriti majat kur klubi u pasurua me një makineri që pregatiste akulloren aty për aty. Atëhere s’bëhej fjalë për gëzim të shijimit artizan.Ishte për gjithshka kështu.Madje ishte dhe më e veçantë në krahasim (thoshin kush klube të tjerë kish parë) se akullorja shkonte si spirale deri në skajin e fundit të kaushit.Dopjo lumturi.Po ç’them , me shumë se pasditen e kishte rradhën gega.Në verë me akullore ndarë në termuse, në dimër me gjela të karamelizuara e mollët po gjithashtu.Imazhi i asaj lumturie me rri i ngrirë akoma para syve .Ku është gega, akoma rron, po të ket përqafuar parajsën zoti e bekoftë.Zoti e bekoftë që pritjet tona i përmbushte me gaz. Zoti e bekoftë që kurrë nuk na zhgënjeu. Sikur të kishte gegë sot… Po kjo është tjetër ambicje e parealizuar.E kështu ai klubi bëri që ne fëmjët të ishim hetuesit e parë të bëmave pijenaceshës , ne kishim mësuarritmet e tyre , i shihnim sa orë më pas gjysmë trupin kolovitur , gjysmë sytë vërdallë i kishin kur futeshin në shtëpi. Ne ishim vigjilentët e britmës që do të vinte.Harrova të përmënd, si mundem, se si aty në këmbë të stacionit ish këndi i fletë-rrufeve.Gjithnjë me lexues që komentonin me mllef. S’mundeshim të kuptonim ç’ish , po dinim ama, që ish kërcënimi më turpërues .Për nënat, detajet e edukatës së mirë nuk ishin të zgjatura.Pyetjet nuk ishin si sot, lumë.U mjaftonte të thoshin – bëhu vajzë e mirë se e sheh , përfundojmë te fletërrufeja , sot te stacioni , një dit më në shesh të hapur .Kjo rreptësi që sot është e dekretuar si agresivitet ish normaliteti ynë.

Sa vite pa shkuar në ato rrugë. Sa vite pa parë shtëpinë ku linda.

Sa dhimbje për kohën e shpenzuar për pak kot në mosgjetjen e shtëpisë së strukur nga pamëshira e abuzimit urban. Pemët s’ishin. Pemët të ngjyera prej doçkave tona me gëlqere një metër gjatë trungut deri te rrënjët .Mbajtën e pan ato pemë rritjen e njëllojtë.Kushedi sa i kan dhëmbur damarët në prerje.Kushedi kan qarë. Kan thirrur ndihmë. E si të gjitha gjethet që shkelen domozdo dhe ato i jan dorëzuar “ mizorisë” për t’më sjell dhe mua, sot lot.

Aq pranë ish kinostudioja ,studiot që prodhonin filma , sa ish pothuajse e frikshme prekja e territorit të saj. Prap ne të vegjëlit e lagjes gëzonim një të vogël privilegj.Kur djersa na shkëlqente nga vrapi i zënë në lojë,e nën gushë me viza pluhuri të argjiltë, donim ujë. Shtëpia na dukej largë.Mbështetur në murin e saj qe një çezmë bërë prej italianëve në kohën e luftës e ajo kish marrë emrin-goja e luanit se uji ish i rrethuar nga goja e sigurtë e luanit bërë me allçi.Nuk dilnim keq. Në rrëzë qe klubi për punonjësit e Kinistudios.Meni e vetmja që punonte aty na pregatistë shpesh për të ngrënë diçka që nëpër shtëpitë tona me ekonomi modeste s’mund të ishin. E jo vetëm se Meni kish me ne dhe të bijën e saj Xhakondën, miken time të pandarë po sepse ish dhe njeri me zëmër të madhe.Ky ishte për ne i vetmi rebelim.

Se Kinostudioja ishte kufiri i alarmit të frikës. Të mendosh as dyqind metra larg nesh.As pesëdhjetë metra larg fletërrufesë.

Rreth moshës katërmbëdhjetë vjeçe familja ime u zgjerua me një banesë më të madhe ta Porcelani, quhej lagjia.E panjohur pothuajse për pjesën më të madhe të banorëve të Tiranes.Sapo kish filluar ndërtimi i banesave me parafaabrikat ku më parë kishin qënë varrezat e dy feve. Për mua kish marrë fund koha e lojës. Ish mosha të qëndisja pajë, të bëja tantellë.Për fletërrufetë asnjë fjalë.Rreziku s’ish më.Papritur u heshta.Me gryksen e zezë ikja e vija në shkollë. Njëri më ndiqte me sy . Unë s’dija ç’ish ky shikim i qepur mbi ecje, mbi ç’do kryqëzim sysh.Kisha frikën e fletërrufesë…

Ju ankova tim vëllai. Po pse dridhesha e tëra!

Kjo rruga e porçelanit në të ngjitur bashkohej me anën e djathtë të murit të Kinostudios . Kështu unë se abandonova kurrë . Dy brinjët e saj më përkisnin.Kur u bëra hallë , shëtisnim me time kunatë nipin e parë në atë ajër të qelibartë, të heshtur.Fabrikat , si ajo e porçelanit po dhe të tjerat punonin në heshtjen e punës për së mbari.Heshtje dhe pa tym. Kështu lidhja ime me Kinostudion mori tjetër formë po ama kujtimi s’heshti .Sipas stinëve aromat, sipas saj përparimet e nipit. Në këndin e dy brinjëve të Kinostudios ishin dy institucione. I K V dhe insituti i higjeneës. Mbroheshin me ushtarë.Një dit nipit trazovaç nuk i shpëtojë kërkesa për një bistak rrush. Ushtari ja dha, po dorën mua ma zgjati.

Me të dhe sytë.

Me falenderime ato u përshëndetën.

Që nga ajo ditë unë isha hallë akoma më e devotshme.

Po ku e kisha parë atë ushtarë.

U kujtuam o na thanë s’mbajë mënd, ai vet su mburr kurrë.Ish një aktor premtues për kinematografinë e asaj kohe e kish interpretuar një film mjaft të sukseshem qe dhe sot është në piedestalet e kinematografisë.Unë si premtim i një nëne të ardhshme,shëtisja nipin dhe karrocën përherë e shtyja vet.

Frika e fletërrufesë më ish ngjitur deri në palcë.

Ditë më parë andej kalova prapë. Desha të shihja dhe lapidarin ku breza të tërë bënim betimin e pionierit , vinim shallin e kuq krëk. Po s’ish më. As dhe fletë rrufe për sabotatorin e tij. Kendi i katrorit të Kinostudios tonë ish rrumbullakuar , kish formë paqartësish, kish formë babëzish ,kish formë pa formë. Unë shihja formë loti, formë rregulli të varrosur, formë paqytetërie, formë batërdie.

E asnjë fletërrufe nuk pash.

Kisha takim me një mikun tim në brëndesi të saj ku dikur prodhoheshin ëndra. Më duket se miku im nuk e kuptojë pyetjen kur ja bëra:Nga ç’anë t’i dal për të ardhur te ju , nga ana e Porcelanit apo nga ana e gojës së luanit plakë?

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.