
MA GEZOFSH O KINEZ
Ju falenderojë për gjithësa mundeni kur më lexoni.Ju garantojë që është lumturi për mua e nuk rresht së falenderuari.Po veten time dot nuk e falenderojë.E qortoj shumë po krahas saj lind gjithmonë qeshja.Qeshja e absurdit shpeshë di të zbavisë.E sidomos kur e trasmetojë atë të mijve që ca i shtojë , ca i ngjyros sipas çastit .. Ja si sot …
Kisha vite e vite që nuk shkoja në dyqanet e kinezëve.Mbajë mënd që kur më iku nga kjo jetë nëna ime më 2008 , bleva një palë këpucë sheshka të zeza për rrugë të cilat u shqyen që në vënien e këmbës . Shpeshë mallrat e tyre lënë për të dëshiruar ,po dhe sepse seç i shoqëron erë e rëndë. Dje shkova për të blerë një mbrojtëse pulsi sepse kam dhimbje .Për mos e blerë në dyqanet sportive që kushtojnë jo pak , shkova dhe me” ndihmën ” e shitësit kinez që nuk din të flasin italisht e gjeta.E pagova e ika.Në mbrëmje u kujtova dhe hapa kutinë ta provoja.Ishte e madhe.Se dija që dhe ato kishin masa.Pash masën S , M dhe L.Imja ishte L.Mbylla kutinë e sot pas pune në drekë shkova te kinezi e ndërrova me të vetmen që ish të masës S.
Se provova se do rifilloja punë shpejtë e nuk më premtonte koha.Pas pune që kishin kaluar 4 orë e hapa kutinë dhe pash që ishte bosh. Mu kujtua im bir që më tha dy ditë më parë – ” O ma, duket sikur të kanë marrë në shënjë gë gjithë për ta futur në çmim këto kohët e fundit ” ngaqë javën tjetër parrukieri më mori 75€ për ngjyerje flokësh e jo të gjitha po vetëm rrënjët..Nejse! Shkova sërish pas pune te kinezi.Ishte e shoqja.E sqarova.U çudita se kinezët janë shumë mosbesues e si dridhet qerpiku fare para fitimit dhe në pak qindarka.Më besojë .I thash po marr diçka tjetër me atë çmim.Mora një babagjysh të vitit të ri t’ja dhurojë një fëmije gjiton që e adhurojë. Pas darke u kujtova që e kisha në çantë akoma e shkova ta merrja…po pse e gjeta do thoni ju? E kisha harruar mbi banak.. Ta rigëzojë kinezi. E meriton me kliente të tillë, vetëm tim biri nuk do ia tregojë…..
( foto bërë në Milano – Stacioni ” Garibaldi 11Dhjetor 2022)
Profesori im në shkollën e mesme ( i Marksizëm – Leninizmit) Fatos Tarifa, sapo pash që kish shkruar një opinion për festivalin e 61 të këngës , që e emëronte , volgarë, këngëtarë që nuk ishin këngëtarë , prezantuese pa fjalor të pasur të cilën dhe unë se prita e mendova :” Akoma Arbana!?” …
e plotë sharie që mu dukën të pavënda.
Unë se pash mbrëmë të gjithin, sot sapo e ndoqa e po e ndjek ende.Sigurisht pyeta veten” Ky festival ka poet , bashkëautorë të këngës , sidomos kur dëgjova Manjola Nallbanin që kish shkruar vet dhe tekstin e këngës më shumë folk se muzikë e lehtë? Po kjo nuk do të thot që të flaket në koshin e ” populizmit” gjithësa për hir të ” thithjes” së lumit të sharjeve e të pakënqurve që jan gjithmonë në vigjilencë për opinionet e kujt është” KONDRA” …
Ju them : është hera e parë që punohet për arritjen e cilësisë së fqinjëve që jan në rreshtin e parë të organizimit të këtyre eventeve , si Italia me Sanremon e saj.
Mos harrojmë -Arti , kultura , sporti duan investim të përfillshëm …
LE T’I JAPIM QEZARIT ATE QE ESHTE E QEZARIT..