
Prindër,mësoni fëmijët tuaj se prej haramit ska sukses.
Çfarë vlere ka një notë kur nuk përfaqëson dijen dhe mundin tënd?
Çfare ndodh kur mësojmë të mashtrojmë sistemin,por jo jetën?
Jemi mësuar të gëzohemi për nota të larta,të duartrokasim”suksese”të shpejta,por shumë rrallë ndalemi të pyesim:Si u arrit kjo note? Me mund apo me mashtrim?
Në ditët e sotme,kopjimi në provime është bërë diçka “normale”thuajse e pranueshme.Madje ndodh që prinderit të mburren me notat e fëmijëve,pa ditur nësë ato janë rezultat i punës apo i një fletushke të fshehur nën bankë.
Por çfarë po i mësojmë ne fëmijëve tanë me këtë qasje?
Kur një fëmijë mëson se nota 10te mund të merret edhe pa lexuar,pa lodhje,pa përpjekje,po i themi që në jetë mjofton të mashtrosh,jo të përpiqesh.
Po i vjedhim mundesinë për të ndërtuar karakter.Po i mësojmë të ndihen krenar për diçka që nuk e kanë fituar vetë dhe ky është një dëm që nuk ndreqet lehtë.
Konflikti i brendshëm me vetveten
Kur një fëmijë merr një notë të lartë pa e meritu,ne fillim ndoshta ndjen gezim të shpejtë.Por në thellësi mbetet një zë i heshtur që i kujton:
“Unë nuk e kam arritur vetë këtë.”
Ky zë,me kohën kthehet në dyshim ndaj vetes,ndjenjë faj,madje edhe ne turp,sidomos kur përballen me sfida reale që kërkojnë dije dhe aftesi.
Kriza identiteti në të ardhmen
Në një moment ,njeriu ballafaqohet me veten:
Kush jam unë në të vërtetë?A kam arritur diçka vetë,apo vetëm kam mashtruar rrugës?
Ky reflektim shpesh vjen vonë-në një intervistë,në një projekt pune,në edukimin e fëmijëve të vet-dhe sjell ndjenjën e zbrazëtisë dhe pendesës.
Prindër të dashur,në vend që të kërkoni notën 10,kërkoni përpjekjen.Mesoni fëmijët të krenohen me procesin jo me rezultatin.
Sepse kur një fëmijë punon me ndershmëri dhe merr një notë mesatare,ai ka fituar më shumë sesa ai që mori 10 me kopjim.Ka fituar dinjitetin e vet.
E dini pse?
Sepse Harami nuk ka bereqet.Dhe më e rëndesishmja-asnjë mashtrim nuk ndërton të ardhmen.E ardhmja ndërtohet me dije,përkushtim dhe ndershmëri.