4.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Linda Shaqiri

Forca e femrës

Ti më fole aq gjatë për mua,
U njoftova me veten,
Si nuk e kisha njohur më parë atë grua?!
Lëkurën e fildishtë nën setër,
Atë dritë fanari,
E veshe me mijëra fjalë të ndyra,
Në sytë e tu zhveshur prej palce,
Damar zjarri gufon në ty,
Qelben fjalët nga thellësia e Ferrit,
Qelizat kërcejnë nën gjakun e zi,
Shpirti kërkon oqeanin gri,
Fryma pushoi,
Trupi si një lisë peme,
U rrëzua,
Por nuk u dorëzua,
Fuqia e saj e pa mposhtur,
Erdhi si erë perëndie,
Mbi gjembat e shkëmbit,
Me kurorë mbretërie,
Nuk ish më ajo grua,
Ai nur i ndritur,
U bë gur i skalitur në betejën e saj,
Ti më fole për mua,
Rrugën e trishtë ndër vite,
Jo nuk eca andej kodre,
Më vjen të përplasi qerpikun,
Të hedh mbi retë hirin për një çaste,
Mbi atë dërrasë që mban nën sqetullë,
Mbi gurin bosh në kraharor,
Aty ku rrinë e fjetur drita e syve tu,
Ndaloi shtegun në horizont dallëndyshes,
Kurora e saj u ngrit në Perëndi!

Rrugë e grisurë në letër

Rrugën e grisur në letër,

E përplasa diku në një qoshe,

Ndeza zjarr me kohën e vjetër,

Të bëjë dritë rruga jote,

E shtrirë në akullnajë,

Nga acari i brisht,

U poq në xhamin e dritës,

Një dhimbje e shkrirë në varg,

Aty u rritën trëndafilat e gdhendur,

Dhe nga gjemba rrodhi gjaku,

Si një shenjë e baladës së fjetur,

Një drithërim e zogut në shtegtim,

Një oqean,

I mbushur me copëza vreri,

Në ditën kur ti linde,

Ra terri mbi feniks,

Nën hijen e hënës u poqe,

Nga drita e diellit u dogje,

Mbeti hiri në xhamin gri,

Aty u gdhende si stoli,

Në vargun tim poezi !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.