27.9 C
Tiranë
E hënë, 15 Qershor 2026

Linda Shaqiri

MEDOKA
I them lapsit,
Mos thur ngjyrën,
Rrjetën mos harko,
Të jap zërin,
Të jap frymën,
Bubulimin që rënkon,
Gjoksin e maleve,
Aromën e fushës,
Heshtjen e Drenushës,
Ti jap sytë e Dardanisë,
U verbuan,
Nuk shohin më dritë,
Më shiko,
Më dëgjo,
Jam gjëma e përvëluar,
Shekujve,
Buzëqeshje e ndaluar,
Burgjeve,
Lulëkuqja e vyshkur,
Kokulur qëndisë,
Nga agimet e ngrysura,
Në heshtje pëshpërit,
Llambën e zjarrtë në grushte,
Një copëz etje mbaj,
Sytë drejt lindjes,
Diellin e Medvegjës kërkoj…!
Rrugën e kombit harruat,
Ajo ka emër Dardani,
Mos harroni fjalën e të parëve,
Medvegja është ILIRI!
Mos e lerë të ik,
Mos e lerë të qaj,
Foshnjën e njom në djepin e saj,
Do ju mallkoj një ditë,
Histori e gjallë,
Po ju rrëshqet nga duart,
Trungu shqiptar,
Mos i mbyll sytë,
Para grushtit me zjarr,
Do ju mallkoj një ditë,
Loti shqiptar,
Medvegja po thërret,
Jo, nuk jam vet…!
“””””””””””””””””””””””””
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi takohet me stafin e ministrisë
Prishtinë, 25 mars 2021
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, pas marrjes së detyrës së re, sot është njoftuar me stafin e Ministrisë dhe stafin menaxherial, i shoqëruar nga zv. Sekretari i Ministrisë, z. Trim Berisha.
Ministri Krasniqi përgëzoi stafin e ministrisë dhe stafin menaxherial për punën që ata bëjnë dhe kanë bërë, duke marrë parasysh edhe situatën pandemike në të cilën gjendemi. Ministri Krasniqi ka ofruar përkrahjen e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe përkushtim për realizimin e aktiviteteve të parapara në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në përkrahjen e Komunave të Republikës së Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqeverisjes, rritjes së transparencës, llogaridhënies si dhe efikasitetit të nivelit lokal në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
**************
Ministar Ministarstva administracije lokalne samouprave g. Elbert Krasniqi sastaje se sa osobljem ministarstva
Priština, 25. marta 2021
Ministar Ministarstva administracije lokalne samouprave g. Elbert Krasniqi, nakon preuzimanja novog zadatka, danas se upoznao sa osobljem ministarstva i rukovodećem osoblju, u pratnji zamenika generalnog sekretara ministarstva g. Trim Berisha.
Ministar Krasniqi, je čestitao osoblju ministarstva i rukovodećem osoblju na dosadašnjem i u ubudućem radu, uzimajući u obzir pandemijsku situaciju u kojoj se nalazimo. Ministar Krasniqi ponudio je podršku za kontinuiranu saradnju i posvećenost u realizaciji predviđenih aktivnosti Ministarstva administracije lokalne samouprave, u podršci opštinama Republike Kosovo, u cilju poboljšanja dobrog upravljanja, povećanja transparentnosti, odgovornosti i efikasnosti lokalnog nivoa u službi svih građana Republike Kosovo.
***************
Minister of the Ministry of Local Government Administration, Mr. Elbert Krasniqi meets with the staff of the ministry
Prishtine, 25 March 2021
Minister of the Ministry of Local Government Administration, Mr. Elbert Krasniqi, after taking the new task, was introduced today to the staff of the Ministry and the managerial staff, accompanied by Deputy Secretary of the Ministry, Mr. Trim Berisha.
Minister Krasniqi congratulated the staff of the ministry and the managerial staff for the work they have done and are doing, taking into account the pandemic situation in which we are. Minister Krasniqi offered his support for continuous cooperation and commitment to the implementation of activities foreseen by the Ministry of Local Government Administration in support of the municipalities of the Republic of Kosovo, in order to have good governance, increase transparency, accountability and efficiency at the local level in the service of all citizens of the Republic of Kosovo.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.