18.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

LINDITA KOKAJ

 

Lezhjani Leo Kadeli shpallet ” Iluministi i Vitit 2021″ në Bullgari.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Shqiptarët dhe veçanarisht lezhjanët nëpër botë po bëhen ambasadorët më të çmuar jo vetëm nëpërmjet artit, kulturës apo fushave të tjera të shkencës, por edhe nëpërmjet humanizmit që po tregojnë për të ndihmuar përsonat dhe familjet në nevojë. Një prej tyre është edhe lezhjani Leo Kadeli nga fshati Manati i Lezhës. Referuar mediave bullgare mësohet se Leo Kadeli është fituesi i fushatës së Radios Kombëtare Bullgare “Iluministi i vitit 2021” (Enlightener Of The Year”).Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Për herë të parë në historinë 8-vjeçare të këtij kompeticioni, fituesi nuk është shtetas bullgar, por shqiptar dhe pilërisht nga Lezha. Ceremonia solemne në të cilën u shpallën fituesit midis dhjetë finalistëve të fushatës u zhvillua në Ditën e Iluministëve të Popullit – 1 Nëntor. Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve votuan për Leo Kadelin. Kadeli është iniciator i platformës së internetit “Miq, ndihmoni!”, me të cilën rreth 9 mijë familje bullgare kanë marrë mbështetje për riparime, fatura, karrige me rrota për invalidë, ushqim. Vëllai i ish deputetit Gjovalin Kadeli, Leo Kadeli në Bullgari e quajnë si “Shqiptari me shpirtin bullgar”, sepse ai ka një mision – të ndihmojë njerëzit në Bullgari. Prej 15 vitesh Leo Kadeli jeton në Bullgari dhe 5 vitet e fundit i është përkushtuar idesë për të gjetur bullgarë fisnikë dhe për t’i bashkuar ata për të ndihmuar bashkatdhetarët në nevojë. Ai është krijuesi i një platforme të njohur interneti “Miq, ndihmoni!”, së cilës tashmë i janë bashkuar mbi 80 000 njerëz. Bullgarët që jetojnë në mbarë botën përgjigjen më shpejt.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Të gjithë marrin pjesë sipas aftësive të tyre – me donacione personale, punë pa pagesë, transport. “Miq, ndihmoni!” iu përgjigj kërkesave të familjeve për të cilat është e pamundur të paguan faturat e shtëpisë, për të tjerët blejnë karrige me rrota për invalidë, furnizojnë dru zjarri apo thjesht ushqim. “Për mua është e rëndësishme që e mira ekziston dhe nuk ndalet. Unë kam pasur dhe prandaj kam dhënë. Dhe miqtë e mi që më mbështesin, pothuajse të gjithë kanë mundësi të tilla modeste. Ata ndihmojnë me aq sa munden”, tha Leo Kadeli në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Ndërkohë çmimi special i Radios Kombëtare Bullgare iu dha mësuesit Teodosij Teodosiev – Teo i cili hodhi themelet e një shkolle të suksesshme të fizikës dhe matematikës dhe shumë nga nxënësit e tij janë në elitën shkencore botërore. Aventurierët Maksim dhe Stefan Ivanovi të cilët kaluan Atlantikun me një varkë me rreme, në mbështetje të fushatës “Po! Për Jetën!” për dhurimin dhe shpëtimin e jetës njerëzore përmes transplantimeve, morën çmimin special të bTV Media Group. Mirëbërësia është për jetë e mot, thotë frymëzuesja e fushatës, Iva Dojçinova, drejtoreshë e programit të Radio Sofjes së BNR. Le të vazhdojë bamirësia! LINDITA KOKAJ

 

Lezhë, 6 mjekë dhe infermierë vlerësohen me titullin ” Mirënjohja e Qarkut të Lezhës”. Nga marsi i vitit 2019 bluzat e bardha në Spitalin Rajonal të Lezhës, Shërbimit dhe qendrave shëndetësore kanë dhënë kontribitin e tyre për të përballuar situaten e krijuar si pasojë e pandemisë Covid 19. Referuar faqes zyrtare të Këshillit të Qarkut Lezhë, mësohet se 6 mjekë dhe infermierë janë vlerësuar për kontributin e tyre me çmimin e nderit ” Mirënjohja e Qarkut Lezhë”.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Këtë të enjte me inisiativen e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë Agron Ivani, është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të titullit të nderit “Mirënjohja e Qarkut Lezhë”, për punën e kontributin shembullor, përkushtimin e profesionalizmin që bluzat e bardha të trupës shëndetësore të qarkut Lezhë, kanë dhënë e po japin çdo ditë, në shërbimin e kujdesit shëndetësor por sidomos në sprovën e fundit në luftë me betejen Covid -19″ për :Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Dr. Martin Marku, Mjek Infeksionist, pranë Spitalit RajonalLezheNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Dr. Edmond Zefi, Mjek Imazherist , Shef i Shërbimit Imazherisë, pranë Spitalit Rajonal Lezhë Dr. Geraldina Zuna, Mjeke urgjence, pranë Spitalit Rajonal Lezhë Znj. Diana Përdedaj, Infermiere në Shërbimin e Mjekësisë së Përgjithshme, pranë Spitalit Rajonal Lezhë Z. Bardhok Lala, Infermier në Lagjen “Skenderbeg”, Qendra Shëndetësore Lezhë Dr.Anila Lleshi, Mjeke dhe Drejtuese e Qëndres Shëndetësore Mamurras. Në këtë ceremoni morën pjesë drejtues të pushtetit vendor si edhe bluzat e bardha. Nënkryetarja e Këshillit të Qarkut Lezhë Marte Simoni deklaroi se: “Ishte vota unanime e të gjithë trupës vendimarrëse të Këshillit të Qarkut Lezhë që vlerësuan dhe lartësuan punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm e mjekëve e infermierëve në menaxhimin e situatës së pandemisë në qarkun e Lezhës. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, njëkohësisht edhe si anëtar i Këshillit të Qarkut Lezhë shprehu falenderimet e mirënjohjen për çdo mjek e infermier e veçanërisht çmoi sakrificat e atyre që ishin në vijën e parë të frontit kundër covid -19, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre, ju uroi shëndet e jetë të gjatë në shërbim të qytetarëve të qarkut Lezhë.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Gjithashtu Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhe, Dr. Zojë Zefi falenderoi edhe ekipin e madh të vaksinatorëve të Lezhës dhe bëri thirrje për vaksinim. Zevendësdejtoresha e Spitalit Rajonal Lezhe, Dr. Valbona Prenga duke falenderuar Këshillin e Qarkut Lezhë për vlerësimin nënvizoi faktin se spitali i Lezhës ka përballuar një fluks të lartë pacientësh me një gadishmëri dhe angazhim maksimal. Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, Agron Ivani falënderoi ekipin e madh të mjekëve, infermierëve, epidemiologëve, laborantëve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për sakrificën e tyre të pashoqe, që punuan ditë e natë, pa u lodhur për t’u kujdesur për pacientët e tyre. Respekt e mirënjohje gjithmonë për punën tuaj, Faleminderit për çka bëni cdo ditë për ne. Po ashtu në këtë ceremini iu dha titulli i Nderit “ Mirenjohja e qarkut Lezhe”, Dr. Naim Hajdari, mjek ORL, i cili per 45 vite ka dhënë kontribut të jashtzakonshëm në sistemin shëndetësor të qarkut Lezhë. Ndonëse doktor Naimi është sot në pension, vazhdon të kontribuojë me përkushtim sa herë është e nevojshme në shërbim të njerëzve dhe shëndetit të tyre. Lindita KOKAJ

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.