Bregut detit
Si pule e lagur rri…
Dielli, perendmin
Ka marre…
Hidhem, pllaq e plluq
Bej kot mbi vale
Notoj ngadale
Iku vapa me gusht…
Ku ta gjej ate force si me pare?!
Me Vellane kur beja gare
Me miq e mikesha
Merrshim bregut matane
Ku pulebardhat
Fluturonin mbi kokat tona
Te ngazelluar
Dhe ne i ndiqshim pas
Duke bertitur, qeshur, lumturuar
Mbi dallget tona…
Shikoj e mallengjyer
Kete perendim dielli
Kur dikur bregut vraponim
Sinqerisht
S’me vjen keq per moshen
Qe iku e nuk kthehet me
Se gjirohet rrota e jetes
Por, per ditet e bukura
Te miqesise tone…
Meditoj ne heshtje
Shpirtin mbi dete
Rroj me kujtime
Te bukura dhe te trishta
Si asnjehere
E dua detin e qete
Dhe perendimin Diellor
Me rinon…