12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Lindita Kopliku

Njëqind e tre fëmijë u shkëputën nga jeta…

Njëqind e tre jetë ëngjëjsh të pafajshëm .

Një oqean lotësh lagin tokën e djegur nga zjarret…

Dhimbje,ofshama dalë shpirtrave të vrarë nga

humbja e foshnjave.Mund të jetë një imazh i person dhe fëmijë

Oh trishtim.

S’ka kufi dhimbja

U thanë nënat për bijtë e tyre.

Duar tharë largohen nga atdheu,për të shpëtuar ato që janë gjallë.

Dridhet toka

s’pushojnë predhat,

tym e flakë,

bombardohen bunkierët

Të mjerët njerëz nga tja mbajnë.

Eshtë e drejtë të vdesin ëngjëjt ?!

Ju lëftë Zoti në pikë të hallit .

Ju satrapë kriminela

Ju vrafshin lotët e nënave…

“”””””””””””””””””””””””””””””

Poetit te madh te rilindjes Anton Zako Cajupi.
Veshtroj majat Cajupjane
edhe sot ,si dikure,
Mbuluar
me kurore te bardhe bore……,
duket sikur kuvendojne.
Rreze maleve bleron gjethi
pranverore……
Fusha ,pllaja,qendisur
nga natyra
ne tendin pervjetor.!
Ndjej aromen
e cajit nder zhepa…..
Maleve me shpat thepisur,
imazhi yt,i pa tjetersuar,
me shfaqet si i gialle.
Te shoh
o bilbil i Sheperit,ligjeruar,
ne dege lisi shekullor.
Deshmojne……,
kapercimin e mjerimit te vertete…..
Ne ato ane bilbil u rrite
cudite gjithe boten.
Me muzen frymezim plote……
Memedheut i ligjerove Ti
atje ne mergim.
Malit te Tomorrit
mbajtur mbi krye boren
shekullore,
Bukur i kendove.
Grave Zagoriane
qe mbanin shtepine,dhe,
burrave , qe nen hije rrine……..
Memedheut,krenarise,
dhimbjes,lirise.
Ngrite zerin fuqishem,
mbi tribunat e botes
Dielli i arte i Shqiperise….
U versule si tigri ne savane
kunder zgjedhes e tradhetise.
Demokrat i flakte,
kolos i artit,mbret i penes,
shkruan
krijon fabula per jeten,
qe rrjedh e shkon…….
Tek prrall nga e kaluara
verteton negativen…….
Lexoj…..,jetoj me ty,
ne palc ,ndihet vargu…..
“Balta me e embel se mjalta
ne Shqiperi”
O yll ndricues i Shqiperise
Rrjedhe burimi
Frymezim ne udhen e miresise.
Hymn vargjet Cajupjane
lexohen ne cdo stine,
Mureve dhe gureve,ne shekuj,
jane skalitur,perjetsisht.
Universi dijes ,poet i Drites
jeton gjithmon.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.