“”””””””””””””””””””””””
PENEL–LAPSI IM.
Sa dua ngjyrat e jetes t’i pikturoj
por s’mundem……
Peneli im vec shkruan,
Pikturoj, me sa mundem me “germa”
natyre, det e qiell,
vetite e njerzve te gjalle…..
Bardhe e zi me germa te pikturoj ty,
bukuri–shemtire,
ti qe zhgenjen dhe mashtron….
Te pikturoj me emrin, “vrases”,
shkaterrues i familjes,
dhe germat fillojne dhe ulerasin,
kur per ty, grua,
kerkoj imazhin ta pershkruaj.
E pa ngopur, e pa frenuar grua,
kerkon te dehesh me “zhytje wiski”,
pangopsi pa shije,
luks i tepruar……
Ngelen djerre fshatrat,
njerez larguar nga mjerimi.
Peneli dhe lapsi im
te pershkruajne, pa u trembur…..
S’me mjafton te shkruaj
nje penel dhe nje laps,
se dhe jeten time, veshtire ta pershkruaj…..
Nga libri “Gjalleria e shpreses”