Me dorë në zëmër të thash lamtumirë
Ike vëlla,kaq shpejtë në parajsë
me dorën në zëmêr të thash lamtumire
s’munde të jetoje,në k’të botë djajsh
nga dhimbja,loti syve na ka ngrirë.
Ike vëlla dhe s’mundem ta besoj
se prisja c’do ditë të kthesh në shtepi
atë dorë tradhetari aq shume e mallkoj
që me dhimbjen tënde na dha lemeri.
Pa ty,si do ulem perseri ne tryeze?!
si do shkoj i qetë të fle në krevat
si do heqi nëna rrobën e zezë
kur shpirti pa ty,s’do ti gjej rehat.
Qielli ka pritur yje plot
të mëdhenj,të vegjël e moshatarë
bashkë me ta,ju shtua dhe një sot
nga dora kriminale,që kurrë s’ështê ndal

Ti prehu i qetë,vellai im i shtrenjtë
se hallet më mbetën,mua mbi supe
lotë po derdhin për ty dhe qiejtë
lumenj e dete plotë i mbushe.
Merak per nenën nuk dua të më kesh
unë do strukem ne prehrin e saj
në vëndin tënd sa herë të mos jesh
dhe bashke me të dhimbjen do ndaj

Kushtuar 8-vjecarit Fierak

Qofte i parajses.!