Biblioteka e zëmrës sime.
E mora penen në dorën time.
Fillova të shkruaj plot dridhje për ato pak gezime dhe shume hidherime
duke quajtur biblioteka e zëmrës sime. Te tille e quaj se kish shume kohe
strukur thellë në erresire,
priste dritën të të shoh
po s’gjendej një rast i mire
U mbush shpirti me kujtime
me lot dhimbjesh si kristal,
sa buciti zemra ime
jashtë kraharorit dua të dalë.
E dëgjova me kujdes
prit i thash ka radhë kjo punë, sado dhimbje qe te kesh
me të tjerë se vë dot une. Duhet shume perpjekje
në k’te jete xanxare
kush qëndron i forte jeta e kaliti
e sulmoi k’te bote majat lartë i ngjiti.
E ndaloi zemra vrullin,
s’mundi të dilte para mencuris
duke thene ke te drejte
tjetër s’marrim nga kjo jetë
përveç meje dhe dashurisë.