22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Lindita Kurti

Sot është dita e dytë e pjesëmarrjes sime në maratonën ndërkombëtare të poetëve me 8-ditë-8-poezi;
#PeetMeNotLeake. Jam nominuar nga mikja ime e mrekullueshme poete Lulezime Malaj për të postuar një poezi çdo ditë, për 8 ditë si dhe një foto e imja bashkangjitur për secilën poezi. Poezitë në këtë maratonë do të përkthehen dhe botohen në një Almanak rus. Çdo ditë do të ftoj një mik/e për të bërë të njëjtën gjë, duke vazhduar kështu stafetën e sfidës. Sot, unë jam duke ftuar në sfidën e maratonës një poet të mrekullueshëm dhe te cmuar të vlerave

Luan Sheshi

. Një pene e admirueshme për gjithë lexuesit.

Për të postuar poezitë e tyre për 8- ditë dhe nga ana tjetër, ftoj poetë të tjerë të bashkohen në këtë maratonë ndërkombëtare. Suksese!!
Poezia ime për ditën e dytë të maratonës me Titull:
Eja përsëri.
Ti erdhe si shiu, e më le plot kujtime
si mos të çelnin trendafilat e zëmrës time!?
ti erdhe ndeze dritën, kur sytë nuk po shikonin
e si të mos doja, kur të gjithë po më harronin!?
Ti erdhe dhe trokite, në xhamin e dritares sime
si nje mysafir i paftuar, e shtruar e gjen,
zëmra ime për ty, kaq kohë ishte në pritje
e si të mos doja, kur ti më dhe jetë.
Ti erdhe, e tek ty gjeta strehën më të ngrohtë
kur shiu dhe bora binin me furi
me ty se ndjej, as dimrin më të ftohtë
ndaj ditëve të zymta eja përsëri.
Autore: Lindita Kurti
ALBANIA
Të gjitha të drejtat e autores janë të rezervuara!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.