S’jep më tepër sesa ndien.
Vrasin e presin pa meshirë
një nënë e kredhin gjithë jetën në lotë
një motër, një vëlla e ndajnë, pa rritur mirë
se kështu e quan të drejtë kjo botë.
I ngurtësuan zemrat, jo si më parë
e shohin njerinë si qënie pa vlerë
e nëse djalli, shpirtin ua ka marrë
s’mund të japin më shumë, sesa ndiejnë.
L. K. Mema

Kush tha?!
Kush tha, se e ligë është jeta?
do pak dashuri dhe shumë të vërteta
do shumë ledhatime për plagë të rënda
pak interes, për ato që s’ta ka ënda.
Do shumë kujdes në udhën e saj
pak bërtitje, kur del në maj
se pas fitores, djaj janë fshehur
që të fundosin, mbajnë veshët ngrehur.
Do shumë guxim e zgjuarsi
të mbetesh i thjeshtë, me emrin njeri
pak shpresë, të nesërmen të jetosh
dhe shumë buzeqeshje, jeten ta shtosh.
Do durim të fortë, kur has furtuna
të rrjedhin lotët, si vjosa dhe buna
ato që vijnë papritur, andej nga si pretë
dhe gjithmonë të duket, e ligë kjo jetë.
L. K. Mema
“”””””””””””””””

Janë disa lotë.
Secila zëmër e ka një plagë,
e s’gjenë ilac që e shëron
si c’do njeri një histori
roman të shkruhet se mbaron.
Janë disa lotë…
që ndien turp, për të tutë
ku ata që i derdhin, nuk janë fajtorë
shkaktarë të tyre, disa hajdutë,
e ti shfarosësh, nuk gjendet dorë.
Disa të pashpirt që s’kanë mëshirë
dhe gjakun të pijnë, nuk kanë të ngopur
gjithë ditën rrinë, dredhin zinxhirë
mbi fukarane, zverkut këmbën vendosur.
Ajo sillu mire…
se mirë do të sillen
iku mbaroi…
erdhi dita çdokujt, ti japësh atë që meriton
se dhe si dele, njeriu të qëndroj
ujqit do ta hanë, se e kanë zakon.
O të pamëshirshëm të borgjezisë
mos u bëni turpi i të parëve
po bëhuni shpresa e rinisë
nëse gjak e jo ujë, ju rrjedh damarëve.!
L. K. Mema