“”””””””””
Kush të ndal hapin,do laj hesapin.
Ty nuk të trembin lartesitë
as rrugët ngrirë,akull me borë
si një shqiponjë majat i ngjit
je femër,e femrat s’duan lemoshe.
Ty nuk të trēmbë, kush të ndal hapin
penges të sjellë e të rrëzohesh
se të mbrojne ëngjëjt,në cast të kapin
dhe më e fortë,se kurrë, ti cohesh.
Më pas ,me ta,e lanë hesapin
kur resta nisin e kërkojnë
se në tokë ku duhet,ke hedhur hapin
dhe pse mundohen të ngatërrojnë.
L.K.M
“”””””””””””
Nuk vret thjeshtësia …
LUKSI VRET.
Mes qiellit dhe tokës
u dëgjua ulerimë
një familje sec u shua
tronditi gjithë Shqiperinë.
Dy nëna në zi u kredhën
qajne dy ëngjej të pafaj
lotët breshëri u derdhën
s’do ti shohin si më parë
Krahë vunë e fluturuan
në atdhe me mall të shkojnë
në mes rrugës u kërcënuan
nga vrasës që marrin drogë.
Ah moj jetë parajsë e shkruar
nëpër libra e kuranë
kurthe plot pa dëshiruar
sa qanë njē,tjetrin kanë vrarë.
Nuk të vret, jo ,thjeshtësia
luksi për c’do ditë na vret
arrogant që i gëzon shpejtësia
e s’mendojnë se marrin jetë.
Sa më lluksoze makinat
aq drejtusit pa përgjegjësi
nxjerrin dhe të tjerë nga shinat
se s’njeh rregull ai njeri.
L.K.M.