Me zemren time ulem kembkryq
e peshojme ndjenjen cik me cik.
Ajo anon aty ku s’don ndryshk
une i mendohem prap puna pisk.
Andaj e marr vargun si veren ne ene
cdo shkronje e dua aty ku i takon.
Ndoshta
endrren bera ma te bukuren poeme
ndoshta
vete poema aty ku fillon mbaron.

.
——-‘L@Prenga.. Xhexhi
Syt e mije janë përujnu
tuj rrek bjeshkën ty me t’pa.
Herë m’vjen dallge herë m’vjen krû
herë flladanje që s’mund të zâ.
Syt e mijë janë përujnu
tuj rrek diellin n’përqafim.
Heŕë më djeg krejt nt’shkrumbu
herë m’tranon krejt n’ledhatim.
Lindita Frrok Prenga (Xhexhi)
C’ka ndodhur?
—————–
C’ka ndodhur
perse belbezime
gjysem fjalesh
te hedhura kuturu
pa bazament ?
C’ka ndodhur
perse feshferitje
marramendese
vijne ikin
pa drejtim pa piknisje ?
Cka ndodhur
mllef vrere pa hesap
shperndahet ne hapsire ?
Perse
more njerez s’mendoni
dikca te leni per te mire ..
C’ka ndodhur
dje sot mot ?
More cdo ndodhe neser
a mendoni !
po pyes keshtu kot !
C’ka ndodhur
A mundem ta di
He pra
po pres
pergjigjen
po pres o njeri .
Lindita Frrok Prenga (Xhexhi)