20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Lindita Topalli

“Dhe Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni askënd e asgjë veç Atij dhe që të jesh i përkushtuar ndaj prindërve të tu.

Në qoftë se njëri prej tyre ose të dy arrijnë moshën e pleqërisë dhe ti je gjallë me ta, mos u thuaj atyre ndonjë fjalë pakënaqësie e mosrespekti, as mos e ngrini zërin (duke u thënë ‘uf’), por folu atyre shprehje nderuese e me respekt.
Dhe ule mbi ta krahun e nënshtrimit, të mirësisë e të përuljes me mëshirë dhe thuaj: “Zoti im! Dhuro mbi ta mëshirën Tënde siç më rritën mua, kur unë isha i mitur.”
“Zoti juaj e di më mirë se çfarë keni në brendësi (të vetes e të shpirtit) tuaj. Në qoftë se jeni të drejtë e të pastër, atëherë Ai është padyshim gjithnjë Falës i Madh ndaj atyre që i kthehen Atij gjithnjë me bindje e pendim.” …
May be an image of 1 person dhe standing

Tri gjëra duhet të përmbahen: Gjuha, shpirti dhe nervat!

Tri gjëra duhet të mbrohen: Feja, nderi dhe vatani!

Tri gjëra duhet të lirohemi nga to: Lajkatimi, thashethemet dhe shpërdorimi!

Tri gjëra duhet të largohen: Zilia, sherri dhe tallja e tepërt!

Tri gjëra janë të mrekullueshme: Dashuria, heshtja dhe falja!

Tri gjëra janë të domosdoshme: Vdekja, ajri dhe uji!

Tri gjëra janë të qortuara: Gënjeshtra, budallallëku dhe mendjemadhësia!

Tri gjëra janë të dashura: Devotshmëria, çiltërsia dhe trimëria!

Tri gjëra janë të shkëlqyera: Besnikëria, sinqeriteti dhe përpjekja!Njerëzit në jeton tonë i shëmbëllejnë shenjave të pikësimit!

Disa prej tyre janë si pikëpyetja, ndërhyjnë në çdo gjë!

Disa prej tyre janë si presja, ta japin mundësinë të mbështetesh mbi ta dhe të vazhdosh!

Disa prej tyre janë si pika, me largimin e tyre fillojmë një rresht të ri!

Disa prej tyre janë si pikëçuditja, profesioni i tyre është zilia dhe mbikëqyrja e të tjerëve!

Kurse të tjerët janë si kllapat, strehohen mes fjalëve dhe në zemra!!……LT

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.