Kenga ime
Nje motiv sot kam ne mendje,
Pjese e nje kenge labe
*Tundu bejke bardhe e malit*
Iso me mbaka zeri i djalit.
Rritur jam mes polifonise,
Bilbilave te Shqiperise,
Ku rakia pihet me kabash,
Atje ku urdhr jep dollibash.
Atje ku te vrasen me fjale,
Qe te djeg porsi zjarre,
Atje ku respektohet miku
po shpetoi pa u situr
Gjysma ime …kenge labe
gjyama tjetet…Oroshjane
Kenges do t’ia marr laberisht,
se golëmas me ka rrit.
Im atë po te ishte gjalle,
do mi thoshte nja dy fjale,
Ne sua te sateme ke marre,
Duhet te te kesha djale.
,
Ne kte bote sa te kesh jete,
Fjalen mbaj ,si burrat te jeshë.
Ky golëmas gjyshi im,
Nga Alike…burre trim,
Me ben krenare…me jep force
Me beri te jem vetvetja ne kte bote.
Ne dy krahe une kam marre,
Ne zakone e ne fjale,
Frasherllinjve pak me penë,
Ironine ne Golemë.
Pa me thoni more shoke,
A kam faj qe jam kokforte,
Te kesh damar laberie.
Te jesh manare…ste ka hije
“”””””””””””””””””””””
Kjo sjellje e bletëve quhet “festooning” dhe mund të vërehet kur bletët punojnë së bashku për të krijuar ose riparuar një hoje mjalti. Ato i lidhin këmbët e tyre së bashku në formën e një zinxhiri të gjallë të quajtur “festoon” dhe në këtë mënyrë arrijnë të ndërtojnë huallin e tyre të mjaltit. Sa e magjishme është bota e bletëve! Ato hanë së bashku, punojnë së bashku, sulmojnë së bashku dhe kur një anëtar ka nevojë për ndihmë ato nxitojnë të ndihmojnë.
Kjo shoqëri duhet të bëhet shembull për të gjithë ne.
Bletët nuk ua kthejnë shpinën motrave të tyre, ata gjithmonë mendojnë për mbijetesën e shoqërisë dhe jo për veten e tyre… Ato sakrifikojnë për hir të kolonisë së tyre dhe në këtë mënyrë arrijnë të mbijetojnë miliona vjet, si askush tjetër duke qenë në planet.
Mbretëresha nuk mund të punësojë dhe të heqë bletë pa marrë parasysh se çfarë bëjnë ato! Bletët mund të pushojnë nga puna Mbretëreshën dhe vendosin një tjetër në vendin e saj nëse ajo nuk bën atë që duhet. Kush është në pushtet është e qartë. Forca mbizotëruese te bletët janë prodhuesit, domethënë bletët punëtore. Kjo është pikërisht ajo që kërkohet për të ardhmen e shoqërisë njerëzore!