LULJA NË KURBET

Solla lulen në kurbet
Që ta kisha kujtim per jet
Bëra mirë, a bëra keq
Më iku nëna dhe më la të shkret
Një kujtim i vogël nga nëna më mbet
Më dha lulen në dorë dhe më përqafoj
Buzëqeshja e saj zemrën ma lëndoj
Se ishte hera e fundit që më përqafoj
Sa here shikoj lulen
Nënën e kujtoj
Se lotët e saj kurrë s’do t’i haroj
Dhe fjalëve të saja
S’mundem t’ju besoj
Kur më thoshte jam si klloçka
Me tri zoçka
S’mundem t’ju largoj
Se në zemër
Juve ju kërkoj
S’e di edhe një herë vall do t’ju shikoj
Ishte hera e fundit që më përqafoj
Tani shikoj lulen, nënën e kujtoj.
Autorja
Lirije Mustafi, CT 2021