(Babai)

Aty qëndron stoli
ku këmbët shtrije.
Se prekëm .
Si kujtim.
Dhe krevati i qendisur
ku flije.
Dhe pak shpirt
pak frymë
dhe masha e druve.
Mbështjellë me tym.
Të pres të hysh në derë….
Buzagaz.
Duke përshëndetur.
Hija jote tani ka vlerë.
Në stolin bosh.
Në mendimin tim
të tretur…….
Një metër e pesëdhjetë
e dy
babai im ishte i gjatë.
Ishte fisnik
I lartë një baobab.
Kështu e mbaj mend.
Gojë ëmbël të zgjuar
Për të gjithë:Gjeneral.
Tani që ka vdekur
mendoj kam gabuar.
Njëherë në jetë
nuk i thashë më fal.
Ndoshta nuk gabova
shumë…….
Këtë vetëm babai
mund ta dijë.
Më vështronte në sy.
I heshtur.
Sikur të më thoshte:
Kujdes!!
Per mua je veç një fëmijë.
Të mirët baballarët tanë…