9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Llesh Doda

Kroçera

(anije turistike).

Tejzgjatet në detin pa fund,
hija e anijes fshehur nën ujë.
Pulëbardhë që dallga e tund,
ngarkuar ëndrrash,turistësh pa bujë
Njerëzit,peshq të lodhur,
zhurmojnë të shkujdesur,të qeshur.
Matin me syrin e mendjes miljet,
relaksit të humbur,n’kurthe dashurishë veshur.
Të zinj,të verdhë,të bardhë,
bij të së njëjtës rracë,Njeri.
Dehur në respekt ndaj njeri tjetrit,
syve spërkatur kaltërsi.
Kështu është kroçera,
oaz paqeje,oaz i lumtur.
Prelud i festës që s’mungon,
në botën që arsyen ka humbur.

Ah,moj botë e marrë,e magjistarit Aladin,

që gjurmën e kujtesës era ta fshin.

Bëhu kroçerë ëndrrash,mbuluar me verë.

Në xhamin e qiellit,bëhu pra kroçerë.

“””””””””””””””””””””””””””

Kopracët
Bënë dasëm të madhe,
martuan nipa,mbesa,fëmi.
Kërcyen,kënduan,pa halle,
dhe kur skish më dasmorë,
si të marrë ngrinin dolli.
Shëtitën gjithandej,ku s’shkuan,
me anije,trena,aeroplanë.
U kënaqën,jetuan,
ku je o jetë,
jetës i thanë.
Bile ndihmuan dhe të tjerë,
me ndihma që mblidhnin në xhami,kishë.
Të gjitha i bënë,
ç’nuk bënë,
(ME MEND),
rrethuar prej fantazishë.
Faqezinj.
Të dy kopracë,
duan të ndezin zjarrin pa gacë.
Të hanë mirë,
pa bërë thërrime.
Të shëtisin pa shpenzime,
njëlloj si gjyshja ime.

Gjithë jetën ëndërroj,

pastaj vdiq….

askund nuk shkoj,

pare e fiq i la njësoj.

pastaj vdiq……

askund nuk shkoj

“”””””””””””””””””

(Hija)
Mbeti shtëpia pa hijen e fikut,
e mora me vehte,ngarkuar mbi shpinë.
Rruga më humbi tek rrënja e vjetër,
atë ditë që lashë vetëm shtëpinë.
Aty nën hijen e fikut ,
gjyshi u rrëzua e vdiq.
Gjyshja nuk qante,s’njoha gjysh tjetër,
As pashë më nën hije të kuvendonin
miq.
Nuk e di pse gjyshja s’na tregoi,
e mbajti fshehur gjithë jetën.
Edhe ajo një ditë,vdiq e shkoi,
amanet hardhisë i la të vertetën.
U rrit hardhia kacavjerrë në mur,
shtrembër si moti në stinë.
Tani që fiku ka veç rrënjët nën gur,
hija e hardhisë ruan shtëpinë.

Ikëm,u shperndamë,si zogj të trembur,

pa hije,pa shtëpi.

Pas hardhisë mbahen muret pa u shembur,

me hije kujtimesh,

lodhur në vetmi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.