Pregaditi per botim gazetar,akademik :Gjin Musa
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, organizata mbarëkombëtare e mërgatës Shqip
Një deklaratë e matur politike del nga ,,LOBI EURO ATLANTIK SHQIPTAR“
Të gjitha organizimët e reja politike duke seleksionuar prioritetet dhe duke i ndar e marr vetëm ato që janë vlerë, dalin të fuqishme, në frymë të popullit dhe interesave të vendit por mjerisht, sapo të fuqizohën e bëhën faktor, menjëherë fillojn dhe e thëjn qafën në diplomaci si dhe vlojn interesa të natyrave të ndryshme dhe kështu bëhën copa, copa në ndarjet e tyre klanore pa kurrfar kriteri të ndarjës.

,,LOBI EURO ATLANTIK SHQIPTAR“ për aq sa po shohim tashmë është në një fazë të ngritjës serioze të vlerave politike dhe po merr rreth vehtës aktivist e njerëz të perkushtuar. Të paktën kështu po vlerësojm për aq so po dëgjohët zëri i tyre.
Ngritja e shpejt në kohën e zhgenjimeve të mëdha në popull ashtu si zakonisht, mund ta ngrit subjektin e Ri aq shpejt sa nuk do mund ta menagjoj fitorën e vet neser dhe gradualisht, fillon e keqja e mendjemadhësisë si fillim ku më pas nga komoditeti tyre i tepruar fillojn e plogshtohen në veprimet konkrete çfarë kërkon koha apo momenti i dhën në histori.
Më pastaj fillon një vlim i dreqit e të birit për tu sistemuar aty pa kurrfar kriteri dhe kështu në momentet e duhura del se nuk jan askundi për tu dal per ball situatave dhe momenteve të kohës.
Kështu ka ndodhur së fundi, nuk po shkojm mër larg se në fillim të viteve 90-ta kur pas gjitha sakrificave të pupullit dhe ashpersimit për jetë a vdekje më pushtuesin, doli LDK dhe perjetoj një fitore mbi 90% falë kohës dhe momentit. Pas pak vitësh e humb hapin në momentin e duhur në vend se ta kap hapin e dytë dhe kështu më pas doli krahu i përzier i luftës më shumë emra të quajtur të luftës për ta sjellur vendin e çliruar këtu ku jemi dhe më pas, po në këto zhgënjime i erdhi radha LVV-së për të fituar bindshëm sa që as vet nuk e kishin pritur si fitorë të këtyre permasave.
Kështu duke mos mund ta menagjojn fitorën fillon mendjemadhësia e pastaj interesat nuk e dim sakt çfare dhe kështu u ndan në dysh dhe pikërisht në këtë moment sa po shkruajm po luajn politikën e konflikit mes vete per ta terhjekur opinionin nga subjektet tjera e që nuk mendoj se do ta kenë leverdinë politike ashtu si ata e mendojn.
Krejt çfarë u tha në një permbledhje të shkurtër si kjo sa lexuam këtu, ishte një këmbanë e cila po bie për ,,LOBIN EURO ATLANTIK SHQIPTAR“ një organizim i Ri ky i cili sa vjen e faktorizohët më njerëz të perkushtuar dhe kështu zëri tyre sapo ka filluar e po tingëllon ashtu si e kërkon koha.
Deklaratën politike ta quaj kështu, të cilën e mora nga ,,LOBI“ unë e pelqeva dhe nuk kam si të mos e barti në sistemim tek info-cetta:
YMERI: FITUAM LUFTËN, POR PO RREZIKOJMË PAQEN
Arritja e një marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si po duket, është duke hyrë në një fazë shumë të rëndësishme por edhe plot sfida, thotë kryetari i Lobit Euro -Atlantik Shqiptar, Shukri Ymeri.
RTK 16:13 / 05.06.2018 tek info-cetta:
Më poshtë deklarata e plotë e kryetarit të Lobit Euro -Atlantik Shqiptar:
Por ajo çka e shqetëson Lobin Euro-Atlantik Shqiptar, janë deklaratat e fundit dhe të pamatura të krerëve më të lartë të shtetit. Kryetari i Kosovës thot se jemi të gatshëm të bëjmë kompromise për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, kryeministri thot se pajtimin me Serbinë e këmbejmë vetëm me njohje te shtetit të Kosovës nga Serbia. Me këto deklarata sikurse po përgatitet opinioni për kompromise të rënda për Kosovën.
Neve si organizatë mbarëkombëtare e Mërgatës shqiptare, që gjatë historisë, në momentet më të vërshtira gjithnjë kemi qenë pranë popullit, konsiderojmë se këto deklarata nuk janë aspak serioze, krijojnë pasiguri dhe shkojnë në dëm të Kosovës.
Edhe përkundër faktit se bisedimet Kosovë Serbi po zgjasin tani më disa vite, është për t’u habitur se pala Kosovare ende nuk është përgatitur dhe nuk ka një platëformë të qartë dhe serioze për t’a drejtuar këtë proçes.
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar konsideron se Republika e Kosovës nuk ka çka të negociojë, por përkundrazi ajo duhet t’a kushtëzojë Serbinë për gjithë ate çka ka bërë në Kosovë, jo vetëm gjatë luftës por edhe para saj. Duhet të insistohet që Serbia t’a njeh gjenocidin e ushtruar ndaj popullit të Kosovës,të kërkojë falje për viktimat, të sigurojë pensione për gratë e përdhunuara, për të pagjeturit, rrënimin e ekonomisë, shkatrrimin e fshatrave tä tëra, masakrat, shpërnguljet masive dhe shumë kushtëzime tjera.
Jo vetëm që Kosova nuk kushtëzon Serbinë, por për fat të keq, ajo ka shprehë gatishmërinë që apriori të bëjë konçesione, të cilat, siç paralajmërohet, do të jenë të dhimbëshme.
Prandaj Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, i bënë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të jenë në nivel të situatë sepse bëhet fjalë për marrjen e vendimeve të mëdha historike, të cilat nuk përsëriten shpesh gjatë historisë.
Po ashtu i bëjmë thirrje popullit të Kosovës të jet shumë vigjilent dhe mos të pranojë kompromise që janë në dëm të Kosovës, sepse ai nuk ja ka dhënë mandatin askujt që të bëjë pazare me territore në emër të tij.
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me këmëngulje insiston që të ruhet karakteri unitar dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës konform Kushtetutës së saj dhe në këtë kontekst nuk ka negociata me Serbinë.
Republikën e Kosovës e kanë njohur shtetet më të fuqishme të botës perëndimore në kufit e njohur ndërkombëtarisht, atëherë pse të insistohet që me çdo çmim të n’a njeh Serbia ! Ka shembuj në botë që shtetet nuk janë njohur reciprokisht, por janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara.
Neve e shofim mëse të nevojshme edhe implikim e Republikës së Shqipërisë nga aspekti diplomatik për t’a ndihmuar këtë proçes tepër të rëndësishëm. Po ashtu edhe ndërmjetësimi i faktorit ndërkombëtar në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm për t’i bërë presion Serbisë.
Tek e fundit për marrjen e vendimeve madhore që kanë karakter historik dhe vital për shtetin, mund të organizohet një referendum, me ç’rast sovrani do t’a jep fjalën e vet.
Nëse arrihet Marrëveshja Kosovë – Serbi, kjo duhet të kalojë në Parlamentin e Kosovës për ratifikim. Mirëpo duke patur parasysh faktin se deputetët, për fat të keq, shpesh votojnë konform kërkesave partiake e jo konform sovranit, atëherë del se referendumi është mëse i nevojshëm, kjo u vërtetua me miratimin e Marrëveshjes mbi demarkacionin Kosovë-Malë të Zi.
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me kujdes të veçantë është duke vëzhguar zhvillimet e fundit rreth këtyre bisedimeve dhe në një formë është i shqetësuar me deklaratat e pamatura të krerëve të shtetit, prandaj është koha e fundit që të arrihet një koncenzus i gjërë në nivel institucional dhe vetëm me qëndrime të harmonizuara dhe unike t’i dilet në krye këtij proçesi historik.
Kryesia e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar
Më 04 qershor 2018 Lörrach, Gjarmani
Sot mesnatë 05.06.2018
Xun Çetta