Nji ditë
ke me u lodh prej meje
e bash njat herë
kjo zemër si shegë ka me më plas
e pikëllimi
tana hojet e lumtunisë
ka me m’i mbyll.
Por ty,
nji puhizë malli
hap mbas hapi ka me të ndjek,
tana poret ka me t’i pushtue,
e nën lëkurë ke me më pas,
krejt pa më dashtë,
krejt pa më dashtë ,
kur të lodhesh prej meje,
kur të lodhesh prej dashunisë teme…